Si më parë-Valbona Kolaveri


Një ditë,
Adhuruam frymësh vetet
Mes dy botësh
Mbytur afshesh,dashuri

Sakaq,
Butësisht,
Më rroke sysh
Për t’më patur ëndrrash
Befasisht

Shtrëngimi
Qe i fortë shikimesh,
Brengash,
Aq e zjarrtë dëshira
Për t’më zhveshur ndjenjash

Sa për të më turpëruar
Të kuqloja dashni,
Tek më kaplonte pa u ndalë
Angështi shpirti

Për të kundruar ethshëm
Cdo gjë që na rrethonte përqark,
Në rreze krahatori,
Vibrimesh shpirt,lakmoje
Të merrje qielloren energji

Mandej,
Kushedi sa herë më puthe
Nën sy
Dhe,
Këto tangente ndjenjash
Që fshehur,rrinin nën lak
Dhe s’guxonim të flisnim
Se gojët po përtypnin dhembjen
Për të qenë bashkë

I garabite paqtë,
E tash,
Kushedi ku fshihen,
Në ç’hone flenë
Për tu zgjuar si atëherë,
Si më parë prapë.