Si , mjergull u derdhe …
Si , mjergull u derrdhe
Dhe re te burimi
Pranë meje , ti erdhe
Re , në ato rrëza
Ujë i ftoht buronte
Shkoje , si thëllëza
Zemra më gufonte.
Në një rrëzë lajthie
Unë rrija mbështetur
Sorkadhe më vije
Syri te ty qepur.
Me bel të këputur
Vetull hark ylberi
Mos vall ish shkëputur
Një yll rënë nga qielli.
Ballin pak djersitur
Si , shkëmbi në krua
Buza mjatë ngjitur
Kur , më puthe mua.
Gjiri të zbardhonte
Si , djathi i napës
Mua më freskonte
Në pikun e vapës.
Lozëm edhe qeshëm
Në ato burime
Dhuruamë , aq sa deshëm
Puthje , përqafime.
Ty , të ledhatonte
Ai fllad i pyllit
Mua më freskonte
Loti yt i syrit.
Dilte , si kristali
Dhe binte mbii mua
Ai , lot malli
Aty bëhej krua.
………… Adem Nuhaj
