Nga Dr. Selman Meziu
Njeriu si pjestar i një shoqërie të caktuar, ka, shpreh, vlerat e tija fizike, mendore, edukative, kulturore etj. aty. Mirëpor jo të gjithë kanë këto të barabarta. Sejcili prej tyre dallohet në një farë mënyre nga njëri tjetri. Ndërsa vetë shoqëria, institucionet shtetërore, vendore të pushtetit, organizmat e ndryshme të shoqërisë demokratike duhet të ‘’peshojn,, sejcilin, për kontributet ndaj shoqërisë, për dje, sot dhe nesër. Ka disa që janë djersitur, kanë shrtrydhur trurin, kanë lenë pa mbyllur sytë netë të pa numrueshme. Shpërblimi, një rrogë qesharake. Një gradë shkencore me punë voluminoze studiuese etj., ose titull shkencor. Natyrisht jo të mjaftueshme për shumë kushin. Dhe ja çfarë shkruan Akademiku Gjovalin Shkurtaj me rastin e 80 vjetorit të lindjes të njërit prej tyre: ‘’Mbase duhet theksuar që Profesor Hajri Shehu ka vjelë fjalë në gjuhën shqipe në 100,0 mijë faqe librash për pasurimin e fondit leksikor të gjuhës shqipe, pranë Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë.,,
Një za i njohur profesori
Mëngjes, fundjanari. Dielli sapo kishte përkdhelur sheshin ‘’Gjergj Kastrioti,, në qendër të kryeqytetit shqiptar. Lash pas disa copra shkembinjësh. Hodha hapat e para në pllakat drejtkandëshe të lëmuara të sheshit. Sakaq veshi më kapi tingujt e butë, të qetë, të një zani të njohur.
-Selman, Selman, mirëmëngjes.
Ktheva kokën prapa. Në mes pak njerëzve gjithë moshash që ecnin, dallova Profesor Hajriun. Me hapa të shpejta ju afrova. U përqafuam. Pyetëm njëri tjetrin gjithe mall e respekt. Ndërsa hidhja vështrimin herë muzeut herë kullës binjake të hotel pesëmbedhjete katshit që po shponte qiellin. Njëkohesisht më erdhi në mend takimi i parë, në Institutin e Gjuhës dhe të Letërsisë në zyrën e tij, aty nga viti 2006.
Isha takuar rastësisht edhe disa herë të tjera. Gjithmonë i thjeshtë, këshillues i thekshëm mbi përdorimin e frazave të shkurtëra, kur shkruaja, e të tjera të lëmit të gjuhësisë. Urtësia, butësia e tingujve, kultura e tij e gjërë në këtë fushë, më ngazëllonin, më banin krenar. Njëkohesisht unë përpiqesha t’i mbaja mend ato. Gjithashtu të isha nxënës kokë ulur i profesorit. Vlera e tyre shtohej kur unë përpiqesha t’i zbatoja në librat e shkrimet e mia.
Fiksuam orën dhe vend takimin, një ditë më pas, pra 28.01.2024. U ndam dhe u larguam për të realizuar programet e ditës. Ishte ora 13 e 35 minuta. Semafori me ngjyrë jeshile më lejoi të kaloj viat e bardha nga ku fillon Udha e Barikadave. Kuptohet ku ndodhet kafe Europa, te nantë katshet. Kalova në krahun tjetër të saj. Shikoja plotë kureshtje, me një mal pikëpyetjesh, kantjerin e sapo filluar të një kulle. Thonë që do të garoi lartësinë e malit të Dajtit. Ndodhet në cepin verilindor të lulishtes pas pallatit të Kulturës e Operas e Baletit. Hodha hapat e para drejt këtij pallati. Sakaq u përballa me Profesor Shehun.
– Duket që duhemi profesor i nderuar,- i thashë unë, përprara se ai të më përshëndeste.
Ai më buzëqeshi ambëlsisht. Në buzët e tij të holla dolën fjalët:- Sigurisht Selman. Në dorë mbante një çantë prej lëkure. I veshur thjeshtë, me atë fytyrën paksa të gjatë. Aty i shkëlqenin dy sy, si yje të ndezur në qiellin e kaltër. Përsëri ndërhyra unë për të mos i prishur, programin e pas dites.
– Atëhere profesor nesër takohemi.
– Pse të mos e pimë sot kafen sëbashku, ndoshta është më mirë.
– Mirë atëhere profesor shkojm,- i thashë unë.
U ulëm në një kafene të thjeshtë. Diskutuam për plagët e shoqërisë dhe të kohës. Pastaj nuk munguan këshillimet e tija të vyera në fushën e gjuhësisë etj. Ndërkohë Profesor Hajriu nxori nga çanta një libër.
-Një dhuratë për juve. Më fal që kam vetëm volumin e parë,- foli, duke ma zgjatur. Ishte ‘’Fjalor me fjalë e shprehje popullore nga e folmja e Ujemujës.,, (Qarku Dibër). Tiranë 2016.
E falenderova profesorin për këtë dhurat të vyer. Ai më buzëqeshi ambëlsisht duke u shprehur:
-Librat janë për studiuesit dhe lexuesit e kulturuar.
Pas kësaj bam një fotografi. U nisëm kambësores drejt Pallatit të Kulturës. Sapo arritëm pranë shkallëve për të hyrë në Bibliotekën Kombëtare, profesori ndali hapin. Më zgjati dorën dhe më tha:
– Tani mirë u takofshim herë tjetër. Numurin e telefonit e keni. Kur të vini përsëri në Tiranë, takohemi.
Mua më mbërtheu diçka e brendëshme. Për një moment e pa kuptueshme. Diçka ndërmjet kureshtëndjelljes dhe një pykpyetje të madhe. Vallë ku po shkon profesor Hajriu, 82 vjeçar(10.06.1942)? Mora guximin dhe e pyeta:
-Po ku shkoni profesor tani? Ju duhet të pushoni në shtëpi. Ai më pa në sy, disi i habitur. Me atë zërin e imët, të qetë, me fjalët e një mendimtari, njeriut të sakreficës, m’u përgjigj:
-Kam disa zëra në fjalorin e madh Shqip – Shqip që po pregatitet. Duhet me i mbaruar në kohë.
-Akoma punon profesor?,- ia ktheva unë.
– Po,- më tha,- biles kësaj rradhe nuk dua të ve as emrin në atë fjalor.
U ndava nga profesori. Ai më humbi nga sytë, kur pasi ngjiti shkallët kaloi derën e koridorit në hyrje. Mendova me vete:’’Akoma ka shkencëtar, dijetar, Shqipëria e Dibra. Ato vazhdojn të punojn me shumë sakrefica dhe mbi të gjitha në këtë moshë.,, Ndërkaq me lindi natyrshëm pyetja:‘’Por vallë, sa i vlerësojn institucionet, organizmat e ndryshme dhe shoqatat e shumta në Shqipëri??,,
Tërheqim vëmendjen për vlerësim
Po qe se çdo organizatë shoqërore, çdo institucion nga qarku i Dibrës se Poshtëme e deri te Akademia e Shkencave, Instituti i Gjuhë Letërsisë etj. do t’a kishin vleresuar Prof Hajri Shehu. Ai duhet të kishte disa medalje, urdhëra pune e deri te Anëtar i Akademisë së Shkencave. Mirëpor heshtja, indiferentizmi, egoizmi, partitizmi, burokracia me brirë dhe rregullat e ligjet e pa logjikshme, krahinizmi, kanë mbuluar meritat e tija, pse jo të shumë e shumë intelektualëve e profesionistëve shqiptar në shqipëri e kudo ndodhur në rruzullin toksor.
Si mund të neglizhohet e të mos vlerësohet kontributi i tij në fushën e arsimit, nga viti 1965-1970 në Shkollën 12-vjeçare ‘’Demir Gashi,, dhe në gjimnazin e qytetit të Peshkopisë? Mësues i gjuhës angleze (1966-1968) në shkollën ‘’KotoHoxhi,, dhe gjimnazin ‘’Asim Zeneli.,, në Gjirokastër. Dhe me tej. Ka punuar si pedagog i gjuhës angleze në Universitetin e Tiranës, gjatë viteve 1995-1997.
Po si mund të fshihet puna e Profesor Hajri Shehut si punonjës shkencor në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Akademisë së Shkencave (1971- 1993) dhe (1997- 2010). Gjithashtu Anëtar i Këshillit Shkencor dhe njëkohesisht Anëtar i Këshillit Shkencor të këtij Instituti për këto vite.
E kalaja e vlerave e kontributeve veç rritet. Dhe ja faktet. Përkthime nga gjuha angleze në gjuhën shqipe dhe po kështu, nga gjuha arabe. Bashkëpunon akoma me Shtëpinë Botuese të Oxfordit dhe me ‘’Alex Nash Fellowship of Albanian Studies,, në Universitetin e Londrës.
Në librin e dhuruar, nga faqja 433-436 janë pasqyruar, gradat e tituj shkencor, veprimtaria shkencore, fjalorë; monografi; artikuj shkencorë dhe reçenca e oponenca shkencore; kumtime shkencore; punë për pasurimin e Kartotekës së leksikut të Gjuhës Shqipe; punë në ndihmë të shkollës; artikuj shkencor popullarizues; përkthime e redaktime; artikuj në fushën e gazetarisë. Nuk e kuptoi se çfarë duhet të krijonte, të qëmtonte e bënte ky hero i krijimeve shkencore e kontributeve të pa nunrueshme?
* *
*
Shoqata e Intelektualeve Dibranë, shoqata të tjera te Dibrës që janë si pikat e shiut, të pregatisin kërkesat për dekorim që tek Presidenti i Republikës Bajram Bega, Këshillit të Bashkisë Dibër etj., për dekorimin e Profesor Hajri Shehut. Instituti i Gjuhë Letërsisë, Akedemia e Shkencave të Shqipërisë (individë apo organizëm brenda saj) të paraqesin kërkesën për Anëtar të Akademisë së Shkencave. Kush, cili më shumë se Profesor Hjari Shehu që ka shkrirë gjithë jetën dhe vazhdon, shkencës së gjuhësisë, të pedagogjisë, psikologjisë, kontributeve në arsim etj. nuk i meriton dekorimet, vlerësimet dhe mirënjohjet dhe së fundi të qenurit Anëtar i Akademisë të Shkencave të Shqipërisë.
Mos t’iu paralelizoi e errësoi mendjen dhe sytë, egoizmi, mendjemadhesia, cmirlleku, kapadailleku, por kerkoni t’i jepni ‘’Çezarit atë që i takon.,, Sejcili të shpërblehet sipas punës, veprave që ka shkruar, e veprimtarive në dobi të brezave të djeshëm, të sotëm e të nesërm. Mos nguroni, veproni, se do të jetë në nderin e punës tuaj, të institucioneve shtetërore dhe jo.