
Si mundë të heshtim vallë..?!
Por si mundë të heshtim vall ?..
të shtirur, të gjunjëzuar, të vdekur..
kthyer në miop, pa sy..
pa vesh të dëgjojmë ,
pa goj të flasim,
Pa burrëri, të luftojmë..!
Të pa zotë
të kërkojmë rënjët tona
të thella deri në palcë të planetit,
të pa-aftë ..
të ndezim revolucione me zjarrin e shpirtit tonë ,
të padenjë
të mbrojmë gjuhën, doke e zakone,
të paditur
për të mësuar, se në sa meridiane
shtrihej ” gjurma e artë”
që bashkonë pes kontinente ..
përtej aureolave të rugës së mëndafshtë !
Po si mund të heshtin vallë akademikët e pa-ftyrë..
të shitur..!
Si mundë të heshtin të gjithë..
si mundet vallë ?..
Qeveritarë të jargosur poltronave të pushtetit delirian,
të babëzitur pas parasë,
jargavitur mbi shalë kurtizanesh..
si në kabaret e luksit ,
Shekspirian !
Si mundet vallë
të vdesi ndjenja për atdhe, për komb ,
për rënjët e tua
Shqipëtarë ,
si mundet të lejosh të të tërheqin mbi historin tënde,
zvarrë !..
Por si mundë të heshtim vall ..
përpara poshtërimit :
” ..Historia e Shqiptarëve, është vetëm një përrallë ..” ,
që do të mbetet për brezat,
” Vula ” e shpopullimit !
Si një ‘ lavire e përdal ‘ !
Mallkuar ju që na shitët :
‘ Identitetin e rrënjëve ‘,
që populluan planetin !