“Si mundë të thuash, se ke jetuar kur nuk ke një histori për të treguar….!!!”


Pirro Minella Millona

· 

….”Si mundë të thuash, se ke jetuar kur nuk ke një histori për të treguar….!!!”

…. Çdo njeri në jetë ka histori të ndryshme, ka të trishtueshme, por edhe të lumtuura.

Më lejoni tju jap një “këshillë” për atë, që kam kaluar në jetën time…

Jam e sigurtë, që shumë e kanë provuar ndjenjën e dashurisë, dihet dashuritë e “mëdha” nuk përfundojnë në “altar”

Shumëkush është djegur nga “zjarri” përvëlues i dashurisë së pamundur, që të përvëlon e të shkrumbon zemrën.

Edhe unë, si një vajzë e re, plot nur e bukuri isha e dashuruar, doja një çun çmendurisht, e doja me krejt qënjen time, e dashuroja si askush tjetër në këtë botë!!

Por marëdhenja me të, ndjenjat e tij nuk ishin reciproke, nuk shpërthenin si unë për të.

Më në fund një mbrëmje vonë, kur po ktheheshim nga takimi me “zënka ” i dashurisë ma tha troç:

“Nuk të dua Ty, por e vetmja, që më shtyn drejt teje, është se Ti ngjan shumë me atë, që dashuroj, e kam larg në emigrim”.

Diçka tepër e rëndë u thye brënda meje. Sa vuajta ato ditë

Dhe kështu u bëra “mikja” më e ngushtë e vuajtjes.

Edhe vdekjen time nuk e kisha shpëtim.

Fillova të urreja mëngjezet e bukura, urreja perëndimet e diellit, mbrëmjet plot zhurmë.

Urreja shokët, urreja shoqet, urreja familjen dhe mbi të gjitha urreja librat.

Por një dite u ngrita e kthjellët dhe vendosa ta “harroj, vendimi i vështirë mbase më i vështiri në botë për një zemër të dashuruar. Hoqa dorë nga Ai, po kështu hoqa dorë nga ëndrra ime, sepse ishte Ai, që pikërisht më frymëzonte dhe çdo gjë e lidhja me të, pa atë asgjë nuk kishte kuptim.

Largova nga mëndja çdo gjë, që kishte lidhje me të, i dogja të gjitha dorëshkrimet e mia, rashë në pesimizëm, nuk doja të kisha të ardhme, se atë ditë, që u ndamë edhe ëndrra ime iku bashkë me të Ishte viti i dytë në gjimnaz dhe unë e konsideroja veten të deshtuar.

Shtrirë me pushime në breg të detit, kur një ditë në shllezonin përbri meje, shtrirë një Zonjë e bukur po lexonte një libër.

Pak më vonë Zonja e bukur u ngrit, se dikush e thirri dhe librin e la ashtu të hapur..

I hodha shpejt një sy në ato faqe ku e kishte lënë Zonja dhe lexova thënjen “Si mund të thuash se ke jetuar, kur nuk ke një histori për të treguar”, menjëherë tërhoqa sytë nga libri me një neveri të theksuar për atë thënje, që lidhej me jetën time.

U ktheva nga pushimet në qytetin tim dhe një mbremje fillim vjeshte, ishim diku me mamanë për vizitë tek një shoqe e saj. doktoreshë.

Më bëri përshtypje bluza e saj e bardhë, që e kishte vendosur me kujdes në kramastarin e korridorit, e gatshme për të shkuar të nesërmen në punë, duke e veshur.

Befas më lindi dëshira, që edhe une të bëhesha doktoreshë, të shëroja sa më shumë të sëemurë dhe sidomos të “sëmurët” nga plagët e dashurisë.

Kështu dalë nga dalë fillova ti rikthehesha jetës, ti ktheja ndjenjat dhe ti doja gjërat përsëri, ëndrra ime filloi të marrë jetë, se një ditë të isha mjeke me plot kuptimin e fjalës.

Dhe fillova të behem e ndërgjegjshme dhe e kuptova se dashuri nuk quhen vetëm ndjenjat ndaj një mashkulli të bukur, dashuri e vërtetë është ajo, që edhe nëse vdes Une, ajo jeton dhe dashuri e vërtetë për mua ishte të jem mjeke.

Kështu që kisha motiv të jetoja dhe të realizoja ëndrrën time.

I dhashë urimin ëndrrës time:

…..”Ëndërr bashkë me mua Ti jeto…!!!”

Dhe ja kështu miku im sot ke para teje doktoreshën me stazh pune mbi 30 vjet…..

Pirro Minella Millona

Tiranë, më 18 Gusht 2022.

About Post Author