Si në përralla-Eralda Cuko


Eralda Cuko

SI NË PËRRALLA

Dikur princesha isha unë,

dhe princi i ëndërrave ishe ti.

Unë për ty mendjen e lija,

ti për mua ishe një.

Jona përrallë e bukur ishte,

negative nuk isha unë.

Ajo u shfaq ashtu papritur,

por ti jo, s’ishe askund.

Njëri-tjetrin e kërkojmë,

tonën jetë si në përrallë.

A do mundem vallë ta gjej,

hovin tim kur merrte valë?

Kalorës në vegim më shfaqesh,

hipur në të bardhin kalë.

Ti dhe unë bashkë përqafuar,

e me mallin sa një mal.

Ti më je ”Princi i Kaltër”

ndërsa unë një “Borëbardhë.”

Njëri- tjetrin se gjetëm dot,

gjithçka mbeti një përrallë…