“Si nje det me dallgë të shkumëzuara”-Adriana Kongjini Bala


Si një det me dallgë të shkumëzuara,

Ku era fryn dhe ka mbledhë gjethet,

Si kur Nënat prapë të pikëlluara,

Ikin nëpër shtegëtim fëmijët marin kurbetet,

Me lotët në sy ngelën dhe qajnë mbi “djepet”.

Mos u mërzit Nënë se prapë do kthehem,

Tani jam bërë vètë me fëmijë dhe të besoj,

Brezi ynë i kaloi të vështira dertet,

Nga lotët tuaj Nënë edhe detin e “shtoi”,

Malet dhe pse është behar, me mjegull i mbuloi..

Vjeshta e bukur me shumë ngjyra Nënë,

Aty ku jam me trishtim më mbuloi,

Nuk ka rëndësi pasuria e shtrenjta ime,

Djersë dhe lotët mbi gjoksin më kulloi,

Me mall për ty Nënë do jem sa të rroj….