Si një gonxhe trëndafili-Vilson Mersinllari


Si nje gonxhe trëndafili e këputur

të mbuluar rishtas nga dëbora

midis gjethesh dhe borës ku ishe strukur

u ula zgjata dorën dhe ty të mora.

Të mora dhe të ngroha,pranë zjarrit

të ngroha dhe me zjarrin,që kisha në gji

fjalë pas fjale,varg pas vargu,ti u rrite

me një emër të bukur,të pagëzova,të quajta-poezi-.

Dhe qysh atëherë ti nuk më je ndarë

ti je bërë çdo ditë,pjesë e jetës time

me ty kam qeshur,lozur dhe kam qarë

ndoshta ndonjëherë,ke mbetur dhe si jetime.

Të jap fjalën se kurrë nuk do të të ndaj

sa të kem shëndetin dhe jeten time

pranë vetes ty,unë do të të mbaj

nuk do të ngelesh asnjëhere ti jetime.