Si një kristal i zbehur-Petro Sota 


Në dilemë jam, sa herë që shkruaj,
Kur vargu, s’më del i pastër si kristal,
Sado, që si në një mulli mirë e bluaj,
Por diku, sikur më mbetet ndonjë hal.

Që një sitë më e imët më duhet, e di,
Për ta situr vargun, që të flasin vetë,
Me orë të tëra mbi një varg mund të rri,
Por muza si një vajzë, ikën e s’më pret.

Ndërsa ti buzëqesh me vargjet e mija,
I trëmbem, ndonjë mendimi të hedhur,
Kur ndonjëherë s’të ka pëlqyer poezia,
S’ke folur një fjalë, e buzët ke mbledhur,

E kuptoj, se ndonjë varg aty nuk shkon,
Ndonjë varg që s’ka vlerë, as mendim,
Ka shumë, që nga mëngjesi deri vonë,
Shkruajnë vargje, pa patur asnjë kuptim.

Prandaj ti qesh me të madhe e papritur,
Sado që i mbyll sytë, për të mi fshehur,
Një pikë loti ngadalë, në buzë ka zbritur,
Dhe të duket aty, si një kristal i zbehur.