Si një pemë poezia…Nexhbedin Basha


Si një pemë është poezia,

Vargu qan kur se lëmon,

Kur ka diell shi e rimë,

Peshë ka fjala dhe gjëmon.

Se një filiz po s’u vadit,

Nuk lëshon rrënjë e shtat,

Në këto kohëra me turbulenca,

Dashuria ngrohtë e mban…

Pema pa oksigjen, si lule e vishkur,

Ajo thahet po s’u vadit,

Me dritë e humus duhet ushqyer,

Që kurora e saj të ndris.

Poezi është si pema,

Si timonier zemra e komandon,

Jeta është si dallgë deti,

Në çdo varg ajo bleron…