Si një pranverë-Rrahim Billa


Në ketë orë të vonë , të shenjtëruar.

Ku çdo gjë ka rënë , thuajse në qetësi.

Ca vargje nuk flejnë…më kanë mikluar!

Dhe ja ku po merr jetë , një tjetër poezi.

E shtrenjta Muzë , e bukura…”s’më len rehat”

Ca fjalë të ëmbla , ngadalë m’i pëshpërit!

Privilegj për mua , që e pata ketë fat.

Që të shkruaj vargje , vjen pranë e më nxit.

Mos e pandehni si një çudi…një poezi.

Horizonte të mjegullta…t’i kthjell , t’i qartëson!

Është si të ndezësh në errësirë , një qiri.

Të çlodh e nga vuajtjet , shpirtin lehtëson.

Të shëmtuarës i shpall luftë , i bëhet barikadë.

E mbërthen…që tek të tjerët , të mos kalojë.

Rrugën e jetës , të ndrit…të ecësh nëpër natë!

Për vlerat universale….bëhet mburojë!

Ajo si një pranverë…ka fuqi magjie!

Të mban larg nga urrejtja , dhuna e prapësitë.

Larg prej drogës vrastare e çdo marrëzie.

Të bën të pamposhtur…në luftë me padrejtësitë.