SI NJË QYTET FANTAZMË-Vilson Mersinllari


SI NJË QYTET FANTAZMË

——————————-

Errësira e natës,tërë qytetin e ka zbrazë

me perden e saj të trashë dhe të sterrosur

ka mbetur qyteti sot,si një qytet fantazmë

ku gjithë njerzit kanë ikur,janë syrgjinosur.

Sikur ndjehet me faj edhe vetë errësira

dhe dritën e Hënës,herë,herë e lëshon

nga frika e Hënës,ikën dhe vrenjtësira

dhe disa pika shiu,kur bjenë”rënkojnë”.

Bjenë ngadalë si pika loti,pikat e shiut

sikur ndjejnë keqardhje,për këtë qytet

gjallëria u zhduk fare,si flaka e qiriut

ikën të gjithë njerzit,ikën në kurbet.

VILSON MERSINLLARI.

VLORË.

Të gjitha reagimet:

11