Si një roman-Mimoza Eliona Osmani


Mimoza Eliona Osmani

Si një roman

Përmbi tryezë ,hapur një libër

Me vlerë sa një pllakë e florinjtë

M’u duk si flutur aty sipër

E marë e fus zemrës, tek gjinjtë.

Veç aty thellë kuptohet vlera

Tek barazohet vetëm me dritë

S’më duhen jo , shqisat e tjera

Se mbi gjithçka, më duhen sytë.

Etur i thith nektarin çdo flete

Dy lot më rrjedhin nga sytë e zinj

Roman janë ditët e një jete

Vërtetë lexojnë më sot të rinjtë…!?

Përmbi tryezë një libër hapur

Flet pentagrami firzamonik

Me nota dijesh s’kam ndjerë të plakur

Se mbi të gjitha, gjeta një mik.

About Post Author