Si e pritën vdekjen e Naimit-shqiptarët në Stamboll


Gëzim Llojdia

Diamantët vezullues,pra ata të vërtet,toka i fsheh në brendi të saj.Kështu ndodhi edhe me emrin e luftëtarit të rilindjes Zaim Muharrem Brahimi,që një heshtje e rëndë korracoi figurën e tij të ndritshme . Zaim Brahimaj e ndjek nga pas fati,që u takoi atdhetarëve.Në Gjirokastër u njoh më dy patriotë Idriz Gurin dhe Hysen Hoxhën.ë Sëbashku këmbejnë biseda për çështjen kombëtare.Thuhet se Zaimi kishte një aftësi ti perceptonte ngjarjet që dhe aso kohe, ato vinin e bëheshin më kardinale për shqiptarët e mbetur nën thundrën e perandorisë osmane,që kishte gjasa të rrëzohej në humnerë nga dita në ditë.Patriotët shqiptarë e njihnin situatën dhe lëvizjet e tyre ishin në orën dhe vendin e duhur .Kështu na flasin dëshmitë,që kanë siguruar të afërmit .Ato sjellin të dhëna,që na flasin,për pjesëmarrjen e tij në disa kuvendime në mbrojtje të tërësisë teritoriale.Në kuvendimin e Sinjës me atdhetarët Hajredin Fratari,Ismail Klosi,Feta Goxhi. Shtëpia e flamurit,ku akti madhor i dha mëvetësinë Shqipërisë,gjendej atje ku sot është shtiza e flamurit,në sheshin më të njëjtin emër. Aty ka marrë pjesë Zaim Brahimaj me dëshnicarë të tjerë në nëntorin më të bukur të senes ’12.Dokumentat,që kanë firmosur disa bashkëkohës të Zaimit,flasin se ai ka qënë atë ditë të veçantisë shqiptare në kuvendin e Vlorës të vitit ’12. Arsyet e një pjesëmarrje të tillë mbeten të kërkohen tek aktiviteti i tij atdhetar,që vinte në rritje,mirëpo besohet se një ndikim mundet të ketë patur njohja nga afër me plakun e urtë Ismail beun,në kohën e shkollimit të tij në Stamboll. Nga dëshmitë,që vetë Zaimi kur ishte gjallë ja ka rrëfyer të atit Muharremit i ka thënë se Ismail Qemali e njihte që në Stamboll. Një dokument,të zyrtarizuar ka muzeu historik i Përmetit,që vërteton pjesmarrjen e tij në atë ditë shqiptare.Kurse pleqësia e fshatit Katundisht mbështetur në dëshmitë e Haki Brahimit,Demir Brahimit, Mustafa Velos,Shyqyri Mento,Feruze Kasaj…,këtu thuhet tekstualisht se kur ka qënë në Stamboll është takuar disa herë me Ismail Qemalin,që ka kryer takime me studentët shqiptarë,që studionin në Stamboll. Një grusht diell në mes qershorin e kohës 1878,mori Zaim Brahimi në Katundisht të Përmetit,në ardhjen e tij.Ishte i njëjti diell,që në kohën,qershor 1878 ndriçoi Prizrenin shqiptar,ndërkohë që ndriçuesit,i kishin vendosur emrin përpjekjeve të tyre” Rilindja shqiptare” ,që fare mirë mund të lexohej :”Përndritja e bukur shqiptare”.Rilindësit kërkonin hapësira me kohë të kthjelluara për shqiptarët .Prej këtij hiri të këtij dielli qershori ishte edhe lajmërimi në ardhje i Zaimit në Katundishtë.Një rastësi nga më befasueset,por që edhe emri i tij i atribohet Lidhjes së Prizërenit.Ekzistojnë dëshmi,të zbardhura në ditarin e të birit të Zaimit,Zenelit që saktësojnë arsyet e këtij emri duke e lidhur atë me emrin e Abdyl Frashërit,frashëlliut të lindur në këtë trevë në Frashër,që gjendej nën syrin vëzhgues të Kokojkës. NDIKIMI I FRASHËLLINJËVE Fati i parathënë,për Zaim Brahimin,do të lexohej në kohën e duhur.Stambolli do të ishte qendra,ndonëse ishte kryeqendra e perandorisë,ku djelmoshat shqiptar që studjonin nëpër shkollat e perandorisë do të kërkonin idetë patriotike nga shqiptarë të atill,që nuk e kishin shembur kufirin e Shqipërisë brenda zemrës. Frashëllinjtë,emri i tyre,ishin lulja më aromë ndjellëse ,për të rinjtë shqiptarë në këtë kryeqendër të huaj. Dhe nuk ishte një,por tri gonxhe të një trëndafili,burim i pashtershëm patriotizmi. Frashëllinjtë e ardhur nga katundi Frashër e ujitën pemën e rilindjes vite të tëra të shekullit të XIX. 1-Zërin e Frashëllinjëve,Zaim Brahimi do të ndjente ndonëse ,në ardhje.Pra ndërsa në Prizëren shqyrtohej rilindja shqiptare,ato ditë në Katundisht,erdhi Zaimi,në fisin Brahimaj.Shënuar nizam i parë i Abdyl Frashërit. 2-Zaim Brahimin e lidhte me frashëllinjtë,treva.Ardhur në Katundishtë.Frashëllinjtë ca më tej në Frashër nën Kokojkë. 3-Frymëzimi,që i dhanë frashëllinjtë do të shqyrtohej më vonë në këngët,që ai nxori,për frashëllinjtë,dhe në vënien e jetës në mbrojtje të tërësisë teritoriale.

 MOSVDEKJA E NAIMIT

Nga ditari

 Ditari i Zenelit,të birit të Zaimit është një dritare. Prej andej vrojton ngjarje,që mjegullat i kanë rrafshuar.Naimi ishte i vetmi,poet,që u shua në motin e çuditshëm 1900. Vdiq në vjeshtë. Në mëngjesin e vjeshtës,mushkëria nuk e ndjente sëmbimet e zemrës.Cajupi vuri kujën :”Vdiq Naimi,vdiq Naimi,moj e mjera Shqipëri………..Rrëzuar ishin gjethet e para të vjeshtës,në 19 tetor.Shënjë pikëlluese.Por vdekja e Naimit lexohet edhe ndryshe .Shpirti i tij vërtetë e braktiste poetin tonë,duke rrugëtuar drejt pamatësisë.Naimi mbylli sytë në një mot të veçantisë. Zbardhni shifrat.Viti 1900.C’do të thotë në mistikë,numerologjia 1-9?Nga hapi i parë në gradat e epërme të shpirtit.Shpirti i Naimit,që nxori diamante,nga toka shqiptare,e braktisi në vjeshtën e vitit 1900.Ikja e Naimit,pra varrimi i tij në teqen e Madriven Qojt,pranë Abdylit,ato ditë i vuri në zi studentët shqiptarë në Stamboll. Në senenë 1900,lexohet në ditar, u dha mandati se pushoi zemra e poetit burrit më të shquar të Shqipërisë,Naimit.Të gjithë,ne që ishim atje në Stamboll,ka rrëfyer Zaimi, vendosëm shënjën e zisë në krahë. Për të respektuar,largimin përgjithmonë të poetit të bukurisë shqiptare,ne kishim tre ditë që nuk shkonim në studim,ka shkruar ai.

Portetizimi i plakut të Vlorës-

 Ismail Qemali.

Qeramika e portretit. Figura e tij tërë rrezatim.Buzëqeshur.Aguar në shpirt,patriotizmi. Dëshmitë saktësojnë se Z.Brahimi,gjatë kohës së studimeve në Stamboll është njohur me Ismail Qemalin.Rrethanat,për të zhbiruar këtë njohje nuk janë përcaktuar.Mirëpo njihet fakti,që Zaimi ka qënë pjesmarrës në ngritjen e flamurit. Siç mund të shfaqen rrethanat,burojnë nga njohja në Stamboll.Z.Brahimi e bënë prezent këtë fakt,njohjen më plakun e Vlorës, ka ngjarë në kohëvdekjen e poetit N.F. Përse kjo vjeshtë argjendore e 1900 tek shqiptarët e Stambollit ruante ngjyrën e zezë? Sqarimi,që mundohet të bëjë Zaimi është se pikërisht ato ditë përkujtohej 8 vjetori i vdekjes së Abdyl beut,vëllait të madh të Naimit,që ishte larguar në 1892.Ndërkohë vjeshta e vitit 1900,tregoi se një tjetër yllësi nga frashëllinjtë u shkëput.Kuptohet,që shuarja e tyre,përkohësisht në zemrat e shqiptarëve do të krijonte eklips. Ismail Qemali në ditarin e Zaimit. “…Vjen madhëria Ismail Qemali.U mblodhëm pranë tia.Ai burrë i madh na foli më një buzëqeshje të mbyllur.Ai e kishte mësuar se neve kishim 2- 3 ditë,që nuk vinim në studim,mbasi kishim ditën përkujtimore të Abdyl bej Frashërit. Djem-foli Ismail Qemali-nesër në sabah të vini në shkollë,atje keni Abdylin,dhe Naimin.Se po nuk vajtët,do t’ju qortoj.Filloi të na hiqte shënjat e zisë.Unë,thotë,Zaimi e morra shiritin e zisë e vura në xhepin e brendshëm të palltos.Ai më shikoi plotë,sytë dhe më përqafoi. -Ti Zaim,mbaje se e ke nga vendi i lindjes Përmet.Por dëgjo o Zaim,Naimi hapi një plagë të rëndë në zemrat e shqiptarëve,dhe ju mbushën sytë me lot.Ne u përqafuam.Ai na mori të gjithëve dhe na dha kafe. -Dëgjoni,djem tha ai,Naimi ka punuar për të mos vdekur kurrë,as Naimi,as Shqipëria…………………………………………. Zaimi i ka rrëfyer të atit Muharremit se edhe vdekja e Samiut në katër vite ishte e rëndë.Nuk i harroj ato vite të hidhura,që kalova në Stamboll… KËNGA PËR FRASHËLLINJTË Potenca,me dimesionet njerëzore në poezinë e N.Frashërit,ka gdhendur në labirinthet e zemrës të Z.Brahimit.Frymëzuar nga pena e florinjtë e Naimit,në Stamboll Z,brahimi dhe një bashkëstudent shqiptar nga Progonati i Tepelenës,vendosën,që të ngrenë këngë për Frashëllinjtë.Pse këngë?Kënga këndohej, shtohej, përhapej, dhe sigurisht që mbetej.Mirëpo në formë kënge në Shqipëri më gjerë asaj,poezit e Naimit ishin përhapur si këngë,por në këtë formë ruheshin.Kështu në Stamboll në një konvikt katedësh,Zaimi dhe një progonatas,u futën në detin e këngës. Kënga e Zaimit,bëri që dridheshin prej dhimbje shpirtrat e studentëve shqiptarë të trazuar. Tekstin e këngës,Muharremi i ati e skaliti në mëndje.Zaimi ma këndoi në shtëpi më disa miq gjirokastritë,ka rrëfyer ai. O Halid o Emine/Lumsi ju djemtë që ke/Muarrën dije në teqe/Në teqe të Baba Alushit/Plot me dije seç i mbushi. Ata djem ata viganë/Në Stamboll atje qëndruan/Atje mësuan,atje punuan/Nga Zoti janë dhuruar. Lumsi ti moj zonjë Emine/Për qumshtin e ëmbël që ke/Rrite djem për mëmëdhe. Abdyl,Naim,Sami/Janë të mirë porsi ti… Të qofshim falë o Perëndi/I dhe i more ti/Që të tre djem të ri/53-54 vite i le… Ata u plakën shumë/Se ti i le pa gjumë/I zure shumë me punë/Punuan bashkë me Perëndinë,përtë mbrojtur Shqipërinë

 SHQYRTIME

Zaim Brahimi,zotëronte njohuri,të dhëna për tre frashëllinjtë.Paraqet interes strofa e parë.Z.Brahimi shprehet ekzaktësishtë për nxënien e dijeve të frashëllinjëve në teqenë malore të Frashërit.Shprehja?Morrën dije teqe…Në lartësi malesh,ku natyra hap në ekstazën pranverore spektaklin gjethor,shquhet një teqe e tarikatit bektashi.Vargu pasues :”Ne teqe të Baba Alushit/Plot me dije se ç i mbushi….”Teqeja malore e Baba Alush Frashërit,mbështetej tek filozofia:”Ku gjëndet mirësia është Perëndia”.Deri sa të kuptojmë vargun e Z.Brahimit, shprehemi se ai ishte një besimtar.Ka tepër mundësi të ketë qenë bektashi.Përse?Dëshmitë,kanë gojë të flasin.I biri i tij,Zeneli dhe bashkëshortja e tij kanë qenë myhib,deri në fund të jetës të baba Ahmetit.Shprehja:plot me dije seç i mbushi,ka këtë kthjellim.Në teqe ndiqet një rrugë shpirtërore,që ka për qëllim,ngritjen në kufijtë e epërm të shpirtit .Kjo rrugë,gjithsesi është vetëm dije.Rruga,që s’të shpie drejt dijeve është errësirë ka thënë Haxhi Bektashi,udhëheqësi shpirtëror ,themeluesi i bektashizmës botëror. Vargu:”Punuan bashkë me Perëndinë,për të mbrojtur Shqipërinë…Fakti:Teqeja e Baba Alushit në strehën malore të Frashërëit,mbajti të ngrehur përherë një prezencë shqiptare.Dita e fundit e majit 1878,teqeja e Baba Alushit,ndjeu shkëlqimin,që afronin burrat e shquar të trevave jugore,duke pritur ditën,kur krerët jugor midis tyre Naimi do të formonin atje:”Lidhjen e vogël të Prizërenit”. Z.Brahimi duket se ka dijeni për këtë aktivitet atdhetar. Përmendja e Baba Alushit është me tepër se vlerë poetike. Fryma e Baba Alushit ka rëndësi vendimtare,për lidhjen e Prizërenit. Fakti tjetër domethënës,është që nga të hollat e teqes u shkolluan në Janinë,frashëllinjtë. Në fillim Abdyli dmë pas Naimi dhe Samiu,dhe ky investim u përkthye jetik për fatet e shqiptarëve. Duke ecur përball kësaj trage,Zaim Brahimi ndoqi atë vijë patriotike,kur bektashinjtë shqiptarë në kohë terri,nxorën diademin:”Pa atdhe,s’ka fe”,ai tërësishtë pas kësaj ju kushtua shqiptarizmës. Mirëpo Z.Brahimi me disa shprehje të lë të kuptosh se ka marrë njohuri të mjaftueshme për Zotin.Thënia:”Të qofshim falë o Perëndi/ i dhe i morre ti…është gatim i formulës fetare,që jetën dhe vdekjen kanë autorësinë e Zotit. MONUMENTI I ZAIM BRAHIMIT Vdekja shurdhon,pra u shkurton jetët.Mirëpo me Zaim Brahimin ndodhi ndryshe.Zaimi nuk vdiq.Emri i Zaimit është prezent sot.Kurse të tjerat,ata të zakonshmit janë harur që kurrë,kurse atdhetarët,me një fjalë shqiptarët e mirë vdekja nuk i shurdhon dot,nuk i rrëzon dot në ftohtësin e saj.Zaim Brahimi ende nuk ka një monument,por akti i tij është një monument i gjallë shqiptarie. 1913.Bie qeveria e Ismail Qemalit.Ujqëri tinzare kjo fqinjëse e pabesë.Trojet tonë nën episode dhune.Coptimi ishte synimi.Muza e Z.Brahimit ngrihet lartë :”U grinë,u grinë superfuqitë/U lëshuan drejt Shqipërisë/Zunë dhe vunë kufijtë/Ja prenë krahët Shqipërisë/Ah o baba Tomorr po je/Ngrehu dhe dil në Trebeshinë/Shiko Kosovën dhe Camërinë/Të jesh shehit edhe tinë/Që një ditë ajo do vijë/Prapë me krahë të përtërirë/Do të fluturojë mbi Shqipërinë/Dhe do të rrojë si zonjë e mirë.” SHQYRTIME Në të vërtet,kjo nuk është poezi,por është muza dëshpëruese e një atdhetari,që i djeg xhani,coptimi i kufijëve.Prerja,kirurgjia e tyre sot ende dhëmbë,dhe kullon gjak.Ai thotë ja prenë krahët Shqipërisë.I lanë jashtë saj trojet shqiptare.Kosova,ku gjendej Prizëreni.Patëriotët në ditën kur lindi Zaimi u mblodhën në Prizëren me të vetmen arsye.Jo sepse Prizëreni ishte një qytet i madh ,por në rastë se do të mblidheshin në Frashër,kirurgjia e ujqërisë do të zbriste tejposhtë Shqipërisë.I prenë Çamërinë,lulen e e bukur.Thirrja e Z.Brahimit:Ah o Baba Tomorr ,po je ngrehu e dilë Trebeshinë..,përmbanë lutjen e një bektashiu të mirë që kërkon nga mali i bekuar siç e ka përmendur Naimi,Tomorr o mal i bekuar….pra dil e shiko mynxyrën që ka rënë tek shqiptarët.Po u presin kufijt,po u marrin tokat.Pra ai thotë, që edhet ti mal i shqiptarëve të jesh dëshmitarë në këtë kirurgji të llahtarshme,ku prerja dhe rrëmbimi bëhej nga fqinjësia e saj,që ka pjellur jo pak luftëra,në këtë bashkëjetesë.

About Post Author