SI PRUSHI DIGJTE NJË DËSHIRË
“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
Në rrugën e kuqe zemra ne nxorri
Me një pasion, vështrimet zjarr
Rrufeshëm fati e vendosi
Që bredh shpërfillës magjistar.
Në t’ syve magji thellë ne u futëm
Atje kish dete kaltërsish
Për t” parën herë edhe u puthëm
Në valët roz, vetëm me sy.
Të dy dashuruar marrëzisht zjenim
Të dy njomcakë, engjëj të dlirë
Një puthje donim të këmbenim
Si prushi digjte kjo dëshirë.
Na endej mes buzësh ëmbëlsisht puthja
Larmishëm , ngjyer fantazish
Si puthjen jap butë te gusha?
Me zjarr si puth buzë edhe sy?
Kur çel dashuria, zbukuron shpirtrat
Ajo e bekoi puthjen e parë
Paçka t’ ja fshihja botës s’ dita
As si ta jap, as si ta marr.
Lefter ShomoK/59 p.sh .α