Si rrezja e diellit    


Enver Sahiti

Si rrezja e diellit                   

================

Si rrezja e diellit që ndriqon tokën

E ai fllad mëngjesi me vesë që flladitë,

Si yjet në qiell natën kur xixëllojnë

Atë bukurinë tënde jam duke e pritë.

Ti më përket mua me atë bukuri hyjnore

Sikur drita e hënës kur natën ndriçon

E ti në mendjen time më sillesh vërdallë

Andaj zemra ime përher të kërkon.

Ujë i kulluar lumi që përshkon fusha

Dhe nuk ndalet tuj flladitë anë e kënd,

Sikur era luleve iu shpërndanë polenin

Dhe ato mugullojnë ,qelin në ç’do vend.

Je nga ato lule të bukura me aromë

Sa herë të këpusim hatri nuk të mbetë

Bukurinë tënde e ke në këtë botë

Na e dhuro dashuri më shumë për këtë jetë .

     M Ë R G I M I                 

Katandisur në shtete t’botës

Për të gjetë një jetë më t’mirë

I kthyet shpinën vendit e votrës

Pak ngrohtësi me u sjellë n’shtëpi.

Ju mërgimtarë, bijtë e kësajë toke

Që nuk harruat nga jeni nisë

Me lotë në sy lat  nanën loke

Për t’na e bër një jetë më t’mirë .  

Që me djersën e ballit tuaj

Na bëtë dhe ne të jemë krenarë

Jetë e rëndë në vend të huaj

Por prap se prap mbetët shqiptarë.

Nuk harruat gjuhë e traditë

Iu mësuat dhe fëmijëve  tuaj

Se atëdheu nuk ndjehet mirë

Nëse tretemi e bëhemi t’huaj.

Mbani mendjen ju njerëz që flisni

Për këtë pjesë të popullit tonë

Që dhanë djersë , shëndet e jetë

Edhe për ty që flet pa matë. 

     Kënga ime                

Sikur uji kur rrjedh në krua ,

vjen një zë nga largësia.

Me vemendje tuj i dëgjuar,

këndohen në këngë vargjet e mia.

Këndo moj kënga e vargut tim,

mos ja prish  aspak hijeshinë.

Nga zemra i shkrova me nxitim,

Kto vargje t’bujkura për pleqërinë.

Kaluan sa mote e kaluan vite,

ikën e tretën  ditët me nxitim.

Në vargje e rreshta përher më prite,

po mirë këndojnë për hatrin tim.

Eh, moj këngë që vjen si era!

A të bie në mend për hallin tim?

Nuk  të këndojmë si hert e tjera,

Po kendojme pak me nxitim.

Gjëmo  ti moj kënga ime !

M’i thur hallet një nga një!

Do të këndoj me shumë gëzim.

Se si askush hallin s’ma di.

About Post Author