Si “shegë” e egër, e kuqe e lëngëzuar e shijoi ….”Piro Millona Minella


….Mbi tavoline kokrra e shegës të egër, ja bënte “me sy”.

E vuri në pjate dhe filloi ta zhveshë ngadalë.

Duke dale kokrrat e saj aq të bukura, me lëng, disa u lëngëzuan në gishtrinjtë e tij dhe në ato momente, ajo shegë e xhveshur e kthehu larg shumë larg në kohë…..

Sa ngjajshmëri ka kjo kokërr shegë me “shegën” e tij majoshe.

Atë nate ashtu e xhveshi ngadalë, si kjo kokërr shegë e mundoi nuk ju dha aq kollaj, rezistoi, por mundimi ju shpërblye.

I mori aromë ashtu të zhveshur, si në një lendinë me lule shumë

Ngadalë me buzët e tij i preku gjoksin, u drodh e tëra, i puthi flokët me buzët prush, me buzët e tij të djeguar më shumë.

U ul në gjunjë dhe “shegës” së tij i mbante aromë, ajo kishte atë parfum me aromë të pablerë kurrë më parë.

Parfumi i saj i ngjante si aroma e frutit të egër të shegës majoshe, por tepër e ëmbël nga brënda, mjalt shkuar mjaltit.

E hëngri ngadalë edhe piu me etje,lëngun e saj.

Ahhh… fruti i “egër” akullin ja shkriu ndër deje.

Ishte “shega” e tij e kuqe, fruti i ndaluar, jo si çdo frut tjetër..

Shumë e kuqe brënda saj, ajo “shega” e lëngëzuar, e kuqe si gjaku në vena, kur merr rrjedhën e eksituar.

Si këtë shegë që e xhveshi ngadalë, që shume e mundoi dhe ajo ashtu lakuriq, në ritmin e pasioneve dhe rënkimeve ngjethëse “frutin” e saj ja dhuroi…..

…..Dhe ja kokrrat e shegës të kuqe majoshe në pjate i vendosi dhe filloi ti shijojë me ëndje….