Si shkohet  në Kosovë poezia e njohur e Visar Zhitit


Si shkohet  në Kosovë poezia e njohur e Visar Zhitit,

Eda Agaj Zhiti

Është poezia e njohur e Visar Zhitit,

që u bë dhe titull i librit, “Si shkohet në Kosovë”, botuar në vitin 2000

nga “Toena” në Tiranë.

Në Prishtinë doli në vitin 2014

nga “Buzuku”, por libri u shtua me shumë poezi të tjera të reja, me motive dhe ide, pra, u bë tjetër dhe mban titullin “Si është Kosova”. Në të dy botimet në kopertinë është një vizatim i Atjonit tonë, kur ishte fëmijë tre vjeç e gjysmë, ngjyrat kuq e zi,

të Flamurit, të tallazitura nga lufta…

Libri ndërkaq ka marrë dhe dy çmimet e mëdha letrare, që jepen në Kosovë,

ato me emrat e dy poetëve të mëdhenj,

“Azem Shkreli” dhe “Ali Podrimja”..

Në Kosovë shkohet me dashuri, – na thotë Visari…

About Post Author