Si ta xhvesh ndrojtjen


Teuta Shaqiraj

Si ta xhvesh ndrojtjen

Sa dua ta fshij largësinë imagjinare
duke u grindur me hënën për ty, pas mesnate.
Malli im pikon e ndez dëshirën e çartur
t’shkrijë akujt me rrokullimë, të të njomë buzën e plasur.

Me ndrojtjen vishem e syrin në prag pritje,
pafajësia me drithërima si gjethe bie.
Baluket ti merr era e prehem e paqtë
e shtegut t’ rrudhosur i falem, një puthje.

Aty rri, mos të zgjoj, kam frikë,
si puhize herë herë, e bëhem erë shiroku
e “ngujuar ” si një gem i sapo mbirë
me bulthin përpëlites që rreh e zemrën rroku.
Ah sikur.. 

Aty rri, mos të zgjoj, kam frikë,
si puhize herë herë, e bëhem erë shiroku
e “ngujuar ” si një gem i sapo mbirë
me bulthin përpëlites që rreh e zemrën rroku.
Ah sikur.. 

About Post Author