Si të duken vitet që po t’ikin pyet një mike-Liljana Shkodrani Baçi


Si të duken vitet që po t’ikin pyet një mik / e , kur komunikojmë këto ditë .

Ç’të them, ç’thon të tjerët ? i thash mikes Moza pak më parë…

Mua më vjen të qaj si po na ikin këto vite . S’kam turp ta them sepse që të reja ne brezi ynë kemi spostuar çdo gjë x më pas e më vonë , e tani shohim trupin të ndryshuar, dëshirat të minimizuara, shëndeti që vendos mbi to , e dhe me dashje na shpëton një sharje për kotësinë që e bëm pjesë të kohës tonë.

E bëm boshtin e ekzistencës që sigurisht këtë ta injekton shoqëria , mentaliteti i kolektivitetit, për mos folur propaganda dhe ideologjia që u rritëm.

I mëshuam përmirësimit të brëndshëm shpirtërorë, nuk e mohoj , integrimit me martesën, integrimit në një vënd tjetër,e më von me zgjedhjen e emigracionit , pa harruar më parë atë të gëlltitjes së shumë kafshatave të pa shijshme që jeta sidomos në moshën e energjisë i afron të gjithëve e në rastin tim pikërisht në atë periudhë më mungoj inteligjenca e sot kur dua të kthej kokën pas shoh që kam mbetur po ajo, po dhe me energji të shteruara..Pra të mos dish të përdorësh inteligjencën për mua është një mangësi e barabartë me andikapatllëkun.. Ndonjëherë shoh atë inteligjencë të fëmijëve ( që ish e spikatur prej të tjerëve e prej mësuesve nëpër shkolla që kur ishin të vegjël sikurse shumë moshatarë të tyre) burra, mënyrën e lirisë së zgjedhjeve të tyre si vetjake e profesionale , sociale, e them aty për aty që jan komplet si babai , po një zë rebel hidhet e më thot- Shoqe 9 muaj në bark i mbajte ti, sisë i ke dhën ti , i blije revistën Yllka sapo lindën, librin s’ua ke ndarë , etj etj..e qesh 5 minuta ,po prapë e vuaj boshllëkun që ndiej për si i praktikova përgjegjësitë për rritjen e tyre e më qorton duke më çukitur në vesh- e ke bërë mirë detyrën e nënës?

Shpeshë dua të thelloj këtë frikë , po edukata që më ka rritur më mëson duke më dhën leksionin e rreptë se duhej ende të përqëndrohesha në rigorozitet.

Më me intensitet në tyrin shikim të heshtur, po imi jo.

Tani si gjyshe këto energji ua kam shkarkuar atyre për fëmijët e vet……