Në kopshtin e ëndrrave një trëndafil rritet,
qê më ngjyros shpirtin porsi lule burbuqe…
Me petale m’ledhaton zemrën që sfilitet,
m’përkëdhel buzët e lyera me të kuqe…
Me gjethet e blerta i jep shpresë jetës sime,
aroma e ëmbël në kohë të ftohta më ngrohë…
Me deh pafundësisht sikur ëndrra sublime,
nuri seç më tretet lulëzuar kur s’të shoh….
Në ktë botë tekanjoze ti je pjesë e pashuar,
rrënjët ngulur ke në themelet e kujteses sime…
Në buzëqeshjen diellore rritesh praruar,
dhe ngroh përmalluar rishtas zemrën time…
Ngjyra e trëndafiltë shpirtin seç ma vesh,
si këngë melodikëndshëm sytë m’i përlot…
Në bregun e zemrës kur më buzëqesh,
përhapesh në deje e s’shkulesh më dot…