Si u fundos  në brigjet e Vlorës torpendieri:”Interpido”  dhe si u gjet 110 vjet më vonë?Gëzim Llojdia


1.

Gjiri i  Vlorës,fsheh një numër të madh objektesh ujore, që janë fundosur në brendi të tij ,në kohëra dhe shekuj të ndryshëm. Shumë prej këtyre objekteve ujore, dergjen aty prej shekujsh .Të tjerët dergjen prej vitesh dhe historia e tyre është  e ndryshme. Rëndësi ka që kjo pasuri nënujore të ruhet .Përpos këtyre hekurishteve, që gjenden në brendi të ujërave tona nisin edhe historitë e tyre. Torpendieri:”Interpido orën e mbytjes ishte 9:45 më 4 dhjetor 1915 .Madhësia e tij  kishte një gjatësi prej 73 metra, një gjerësi prej 7.3 metra dhe një pikiatë prej 2.66 metra. Ekuipazhi ishte i përbërë nga katër oficerë dhe gjashtëdhjetë e pesë burra ndërmjet nënoficerëve, nënshefave.

…Kështu në dimrin e vitit  1915,  në kohën e Luftës së Madhe në brigjet  e Vlorës, një torpendier italian  bie në një minë dhe fundoset. Ishte një ndër shkatërruesit e mëdhenj. Anija luftarake ishte prodhuar në Napoli.Por fundi i palavdishëm  e gjeti në javën e parë  të dhjetor nën ujërat shqiptare. Torpendiere i pashëmbshëm, pësoi fatin e një anije italiane. Fundosur në brigjet shqiptare.Një nëndetëse gjermane,”gjuhëtare e ujërave” kishte vendosur mina të fshehura nën ujë. Pre e tyre ranë edhe anijet luftarake italiane.Vite më parë  kryen kërkime nënujore në bashkëpunim me  institutin e arkeologjisë nënujore dhe disa universitete italiane një grup ekspertësh  shqiptarë. Ekspertët kanë parë me sytë  e tyre  se ujërat dhe baltovina, fshehin  anije , që kanë histori të ndryshme.

…Historia e torpendieri (shkatërruesi) është kështu:”Intrepido” u përplas në bregdetin pranë Vlorës, pasi goditi një minë të vendosur nga një nëndetëse gjermane, më  4 dhjetor 2015 dhe u fundos.Mirëpo ku gjenden rrënojat e tij, pas 110 vjetësh?Ne do mundohemi të ecim sipas një përvijimi që ka bërë F.Ruberti .Fotografinë e :”Interpido” e gjetëm te fotografit italiane të luftës së parë. Një shënim i shkurtër për objektin lundrues na shtyu të kërkojmë më thellë .Autoriteteve të marinës italiane kanë pasur interes për të kërkuar, jo vetëm për këtë ,por për disa lundrues të vegjël dhe të mëdhenj,që për kohën ishin të lavdishëm, por që përfunduan me një fund të palavdishëm, në brigjet  e fqinjit të tyre. Drejtuesit e operacionit të lokalizmit rreth 20 vjet më parë dërguan të dhëna për ekspeditën. Torpendieri tani hekurishte mund të ishte identifikuar në thellësi të detit jugor, dhe çfarë mund të kishte mbetur nga destrojeri i famshëm mund të ishte jo më shumë se 30m.

2.

Autori në mesazhin e tij dërguar marinës shkruan:“Tepër sekret” .Ai bënë me dije drejtohet ekspeditës  të shikojnë foton  e torpendieri Interpido me pozicionim e tij të bllokuar diku ku dhe në sfond është ishulli i Sazanit dhe mund të gjendet .Gjendja nuk aq e thjeshtë. Duhet  bërë një inspektim dhe krahasim me  fotografinë me tokën. Sigurisht, që nuk duhet të jetë shumë larg brigjeve.Dhe s’mund të ishte më larg nga vendi ku mbyt. Duhet përcaktuar saktë objekti i mbytur, ngase sipas autorit në lidhje me anijet që kishin emra të ngjashëm, gjatë operacioneve detare të Luftës së Parë Botërore.

…Shkurt thëniet e autorit. Një vit e gjysmë më vonë ishim në Klubin e Oficerëve  të Marinës,shkruan F. Ruberti,së bashku Admirali Celeste,dhe ai tregon se aty ishte folur sërish  për zbulimin dhe identifikimin të shkatërruesit mbretëror,por askush nuk e dinte se kjo po na çonte në një tjetër të dhënë dhe më e rëndësishmja,zbulimi, i Re Umberto, ku ishim tashmë shumë afër.  Më pas ndoqën sqarimin e historisë së anijeve me emra të ngjashëm të angazhuar gjatë operacioneve detare të Luftës së Parë Botërore më në fund u studiuan ngjarjet që çuan deri në fundosjen e tyre. Dhe çfarë nxorën të dhënat e historisë?Doli se ngjarjet e 4 dhjetorit 1915 rezultoi në humbjen e dy anije italiane,transporti Re Umberto dhe shkatërruesit Intrepido,që kishin vlerë historike dhe teknike.

…Gjurma për të ndjekur objektin e zhytur 110 vjet më parë në ujërat shqiptare pranë Vlorës, filloi nga një foto interesante historike që e kisha identifikuar në një libër, shkruan F.Ruperti në të cilin mund të shihni shkatërruesin Intrepido bllokuar në gji me siluetën e ishullit të dukshëm pas tij,Sazanit.

Sipas këtij autori kështu bëhet rindërtimit historik.Dhe ja cili është ai:Në orën 9.45 të datës 4 Dhjetor 1915 anija Re Umberto ishte goditur nga një minë sapo hyri në kanalin ndërmjet Sazanit  dhe Karaburunit d.m.th gadishulli, që mbyll Gjirin e Vlorë.Torpendieri, pasi kishte kontribuar në shpëtimin e anijeve të  mbytura, ishte dërguar në gjuetinë kundër nëndetëseve dhe në orën 14 të së njëjtës ditë edhe ai ishte goditur dhe pjesë e urës së komandës, në përpjekje për ta shpëtuar ishte bllokuar në gji dhe vetëm brenda kanali të ishullit të Saseno(Sazani).

 Rrënojat e shkatërruesit duhej të ishin nën të njëjtën pikë, në një thellësi të vogël .Aty historia e Trepidos,mbyllet deri në fund në ujërat shqiptare, ishte e vendosur dhe i përshtatej faturës në kuadër të këtyre ngjarjeve ndërkombëtare.

Duke bërë një përmbledhje të situatës historike të Luftës autori hedhe shumë tza  por shkurt është kjo.Duke filluar nga lufta italiane e vitit 1912 ishte zhvilluar njëfarë interesi italian për Ballkanin, në veçanti për zonën e Vlorës, thotë autori F.R e cila përfaqësonte pikën më të afërt me Italinë. Autori shqyrton historinë ku dërguan në Shqipëri krahas trupave të tjera të këmbësorisë t0kësore e detare në ishull dhe artileri malore Pak a shumë e njëjta gjë , nga gushti 1914 deri në prill 1915, pra gjatë kësaj kohe, torpendieri Intrepido, nën komandën e toger kapitenit de Grenet, u caktua në Skuadrilja e dytë shkatërruese e Divizionit të Parë të Betejës komandohej nga Kundëradmirali Camillo. Torpendieri  ishte i punësuar në detyrën e pastrimit të minave duke u endur në Adriatikun e Poshtëm së bashku me shkatërruesit të së njëjtës klasë . I paepur, i pashqetësuar, i vrullshëm dhe tinëzar. Më  27 prill 1915 ofroi ndihmë për të mbyturit e anijes të kryqëzorit të blinduar .Në nëntor ministri  Italiani i Luftës, Zuppelli, urdhëroi dërgimin e Korpusit Speciale italian në Shqipëri me detyrën e forcimit rrethimit të   Vlorës në funksion të një aksioni shpëtimi nga mbetjet e ushtrisë serbe,tashmë e thyer plotësisht. Strategjia strategjike italiane në bregdetin e Adriatikut lindor. Këto ngjarje përcaktuan ndërthurjen e fateve të Trepidos dhe vaporit Re Umberto. Më 2 dhjetor,në fakt, ai mbërriti në Vlorë me komandant të forcës së ekspeditës, gjeneral lejtënant Bertotti,pjesë e saj ishin edhe anijet me avull Re Umberto dhe Valparaiso, më 3 dhjetor. Ata u shoqëruan nga torpendieri dhe tre të tjerët.Pas një nate lundrimi, tani në pamje të Vlorës, ndodhi epilogu.Momentet e fundit të kësaj historie tani janë të njohura.

3.

…Ja ku  raportohej shkurtimisht: Në orën 9:45 më 4 dhjetor 1915 Re Umberto, sapo hyri në kanalin midis Sazanit dhe Karaburunit, goditet nga një minë e depozituar nga nëndetësja gjermane UC 14. Shkattërruesi , pasi kishte kontribuoi në shpëtimin e anijes së  mbytur, dërgohet në luftë anti-nëndetëse dhe,në orën 14:00 të së njëjtës ditë, goditet edhe nga një minë UC 14, në përpjekje për të shpëtuar veten,  përplaset dhe fundoset.

4.

Historia e shkurtuar e torpendieri:”Interpido.I  vendosur në Napoli më 1 qershor 1910 në kantieret e anijeve Pattison, torpendieri:”Interpido u lëshua në 7 gusht 1912 dhe iu dorëzua Pallatit Mbretëror.Marina e mori në 6 shkurt 1913. Gjeneralitetet e ndërtimet.Me një zhvendosje prej 672 tonësh, ishte një nga shkatërruesit e parë italianë të projektuar me një motor turbinë të përbërë nga katër kaldaja uji Thornycroft dhe dy turbina nga kompania Tosi për një fuqi totale të instaluar e barabartë me 16,000 Hp në dy akse – helikë, e cila lejoi anijen për të arritur një shpejtësi të respektueshme e barabartë me tridhjetë nyje. Kishte një gjatësi prej 73 metra, një gjerësi prej 7.3 metra dhe një pikiatë prej 2.66 metra. Ekuipazhi ishte i përbërë nga katër oficerë dhe gjashtëdhjetë e pesë burra ndërmjet nënoficerëve, nënshefave. Me ndërtimin e tij,filloi klasa e re e shkatërruesve Indomito përuroi një sinergji me kantieret detare Pattison të Napolit, i cili më vonë prodhoi klasa të shumta të siluruesve të përdorur në  Luftën e madhe  dhe në Luftën e Dytë Botërore. Sapo u dorëzua, Intrepido filloi aktivitetin e tij si stërvitje dhe u caktua në Skuadriljen e Tretë Shkatërruesit e Skuadronit të Dytë Detar, duke ndihmuar kroçera të shumta në Mesdheun perëndimor dhe lindore. Më 1914 kaloi, së bashku te anijet simotra, te Skuadrilja e Dytë shkatërruese e Divizionit të Parë të Betejës, ku kreu detyrën e pastrimit të minave në Adriatikun e Poshtëm. Me hyrjen e Italisë në luftë,vepronte në Adriatikun e Poshtëm i armatosur me top 120/40 mm, katër topa 76/40 milimetra në impiant, një dhe dy tuba silurues 450 mm në një sistem të vetëm.Ai ishte në mbrojtje të kroçerave,anijeve luftarake dhe transportit. Ai mori pjesë me këtë rol në veprimet luftarake në detin Adriatik deri më 4 dhjetor 1915, kur pas një përplasjeje me një minë, u godit dhe u fundos pak më pas.