Si u gdhive moj bandille?
Hajde çojmë kopenë e dhive
Të shkojmë në ato korie
Hajde moj bandillja ime
Të pimë ujë nëpër burime
Të mbledhim lulet me vesë
Të të puthë dy sytë e zesë.
Të vjeshtojmë atje në brinjë
Te lisi me rrush serinë.
Të të loz me ata flokë
Hardhia vello mbi kokë.
Hajde të shkëmbejmë dy llafe
Të të puthë në gushë e faqe
Moj gushë bardha gjeraqinë
Me lule do ta mbush gjinë.
Te tënda hajde për darkë
Të rrimë mbi gunë e mbi shark
Përmbi kokë Hëna e natës
Ne do flemë te derë e vathës.
Te bjemë të dy për të fjetur
Ti thëllëzë e unë fajkua
Te rrimë ashtu të mbështetur
Unë te ty e Ti te mua.
Po qe , se nata freskohet
Dhe filon e fryn veri
Që , trupi yt të ngrohet
Do ta mar ta fus në gji.
Por , gjumë s’kish pati sevda
Ìku nata dhe s’u pa
Nata iku duke lozur
Puthjet nuk kishin të sosur.
