Si vesa e mëngjesit-Vilson Mersinllari


———————-

Si vesa e mëngjezit,që shkëlqen mbi bar

nga rrezja e diellit,kur rrezaton

ashtu dhe truri dhe mëndja e njeriut

kur lexon një libër menjëherë ndriçon.

Kur gjen kohën ulesh,lexon një libër

të shton imagjinatën,të heq stresin fare

nuk shikon më në një vrimë çelsi

por të hapen në ditë,me dhjetra dritare.

Mëndja dhe truri,tek njeriu zhhvillohen

nuk janë më aspak,të plogët,dembelë

me mirë të lexosh sot,një libër

se të shohësh një serial-telenovele.

Një thënje të bukur,një mik më postoi

që këtë e quaj me plot gojën -poet-

ai që nuk lexon një fletë nga-libri-

injorant do ngelet,ai për jetë.