Siç më do…Natasha Limaj


sa u pamë

përmbys ramë

unë mbi ty

e ti mbi mua

jo – jo – jo…

nuk u betuam

sinergjinë

s’e kërkuam

s’e kuptuam

as një herë

kush na i mbolli

në derë

unë frymë

e ti gjak

unë ndjenjë

e ti flak

unë heshtje

ti qetësi

unë zhurmë

ti harbi

unë dhimbje

ti balsam

unë plagë

ti shafran

unë mallin

përvëlim

ti me lulka

freskëzim

unë lotin pikë – pik

ti kristale mbi qerpik

unë logas me ngashërimë

ti mbi vete zë më shtrinë

unë hedh vallen ylyver

ti me gërma thur ylber

unë rrethosur furtunalë

ti ngre traun, që të dalë

unë ndonjëherë rebeluar

ti mbi ‘’ Pegas ‘’ kalëruar

unë – unë.., pa limit

o vargu im, sa besnik

he – he – heeeeej….

a e dëgjon ?…

brenda meje si gjëmon

un – a , në u bëftë ajo…

do t’më duash

siç më dooo… ?!..