“Sikur bota nënë  të ishte“-Gjelina Maçi Keçi


Sikur bota nënë  të ishte“

*Sikur bota Nene te ishte *

Që në kohërat e lashta

Interesi jetoi gjithkund

Ngado të shkosh, e të vesh,

Veç te nëna ai humb.

Ah moj Nënë, zemërmadhe ,

Ti bekon gjithçka që prek

Si perëndi ti paske qënë,

Jetë nga jeta jote jep.

Botën ti në duar mban,

Me dashuri të përkushtuar

Shpirtin jep sa je gjallë,

Qesh edhe kur zemra vuan.

Ndodh shpesh që vonë kuptohet,

Atëherë kur syri më s’të sheh

Festave malli më shumë shtohet,

Bosh ngel vendi që ti e le.

Sikur bota Nënë të ishte

Vuajtja Migjenin s-do rrëmbente ,

Skenderbeu ndryshe do vinte,

As Nënë Tereza dhimbje s’ndjente.

Parajsa ferrit vend s’do i linte

Të keqen në mirësi do e kthente…

-Gjelina Maçi Keçi-

Marrë nga vellimi “ BIJA E DIELLIT “!

2020

**********

Me gji nane mëkon jetën,

Asnjëherë s’rri në baltë

Se për të mohon vetveten,

Goja jote ajkë e mjaltë.

NË DASHNINË TANDE PANVERË MBIN

Me gji nane mëkon jetën,

Asnjëherë s’rri në baltë

Se për të mohon vetveten,

Goja jote ajkë e mjaltë.

As nuk plakesh, as nuk rrudhesh

Vit më vit je ma e bukur,

Në shtrëngata, jo, nuk strukesh,

Ke buzëqeshjen më të lumtur.

Porsi gurrë shpërthen dashnia,

Në atë shpirt si qelibar

Nëpër krahë ndal mrekullia,

Përmas zotit, ke vend të parë.

Të gjitha lulet që mban toka,

Nuk e kanë këtë aromë

Të përulet e gjithë bota,

Përherë në zemër ti jeton.

Ti ngroh shpirtin porsi dielli,

Ndrit terrin ma shumë se hana

Kur ti lutesh, nigjon qielli,

S’ka ma t’bukur se emni nana .

Ty dhe mortja ta ka frigën,

Se ti zjarrin ke në shpirt

Ti mund ngricën dhe të ligën,

Në dashninë tande lulja mbin.

Gjelina Maçi Keçi

Marrë nga vëllimi “JAM GRUA “!