Gjeta pak kohë të lirë
të hedh në ditar dy vargje
rrallë gjënden miqtë e mirë
ku të shijon dhe një kafe.
Nga afër nuk ishim parë
të dy dijë nga Labëria
Gëzimi fletë me natyrën
mua pakëz poezia.
Sikur ishim parë me vite
ndaluam për një kafe
shkëmbyem dy muhabete
drejtë në sy pa interes.
Të njohur nga poezitë
rrallë herë ndonjë koment
kisha njohur miq shumë
po rrallë inteligjent.
Folëm dhe për këngën labe
për grupet që kishin dalë
ata që juria kish zgjedhur
do shkonin në festival.
