Sikur ka ndodhur mbrëmë


Petro Sota

Nuk jam profet që të kuptoj,
Se më do, apo nuk më do ti më,
Se profecia iku, me kohën që shkoi,
Kur u dogjëm të dy dhe s’mbeti asgjë.

Dhe nuk po çuditem për këtë,
Se kur ndizet një zjarr me flakë,
Më vonë kur fiket, prushin aty e lë,
Ndërsa hiri, shuhet vetë pak nga pak.

Por se di, se të ka mbetur diçka,
Nga zjarri që më dogje, më bëre hi,?
Apo tu shua fare dhe asgjë nuk të la,?
Dhe e ndeze menjëherë me një tjetër njeri.

Diçka në mëndje më ka mbetur
Kur mbyllje sytë e flije mbi supin tim,
Por ndoshta ashtu je dhe tani duke fjetur,
Por mbi supin e një tjetri, me mallëngjim.

Dhe më duket sikur ka ndodhur dje,
Por koha fluturoi, gjithçka pas ka lënë,
Ndërsa tani, do të shkoj dhe unë të fle,
Që të më duket, sikur ka ndodhur mbrëmë.

About Post Author