Sikur të isha djalë…!!Zihni Ndregjoni


Në bjeshkët e shkrepat.

Ku pushka,ka kris.

Linda dhe u rrita.

Mes malesh e bjeshkësh.

Shpirtin,e kalita.!

Fyellin e bariut shijova pa ia nda.

Pranë burimit ,që prej shkëmbit del.

Uj kam pi e syt me të i kam la.

Kam shiju të ëmblën këmborë.

Në dimra të acart,kam ec mbi dëborë.!

E kam mat shtatin me pishat e gjata.

Mes tyre,m’ka zënë edhe nata.

Me duart e mia i kam përkëdhel.

Kam shiju erën e mirë.

N’vera të nxehta ,kur kullonin rrëshirë.!

Prej të ëmblës shije.

M’ka zan gjumi, pranë ahut nën hije.

Në andrra të bukura jam zhyt.

Kur gjumi më ka dalë

Pyetur kam veten,mos jam n’përrall.?

Jam frymzu e ulur mbi gur.

Mbretëreshës natyrë, vargje i kam thur.

Ia kam kthy edhe në këngë.

Vet i kam kënduar me çifteli.

Ori ori ori,e ëmbla bukuri…..!!

Sa mall sot e dashuri.

Për bjeshkët e shkrepat e mi.

Sa kujtime e ëndrra për ta.

Sikur të isha djal.

Të shkoja mes tyre,t’nxirrja këtë mall….!!

Zihni Ndregjoni aut.Shqipëri.