———————-
Sikur të kisha forcë,që botën të ndryshoja
sikur të kisha forcë,që botën të përmbysja
sikur të kisha forcë që botën të rrotulloja
sikur të kisha forcë,që ditët mos i ngrysja !!!!
Sikur të kisha forcë,që botën ta ktheja
sikur ish,mijra vjet më parë,në mesjetë
për të gjithë ne,dhe gjithë njerëzimin
më e mirë do ishte,për të gjithë ajo jetë.!
Le të mos njihnim shkencën,modernizimin
as shprehjet algjebrike,sinuset,kosinuset
mos e njihmim fare,në këtë botë zhvillimin
nuk do rronim me ankth,nga sëmundjet,viruset.
Të kisha forcë,disa njerëz ti zhdukja
të mos egzistonin,sot në këtë botë
shtatë pashë nën dhe,këta njerëz ti futja
që e muarën në qafë,e muarën këtë botë kot.
Nga ethet e tyre të gjithë pangopësisë
shpikën të gjitha armët,nga më vrastaret
po punojnë me mënyrat,më të pa skrupullta
që këtë botë,duan ta zhdukin ata fare.
Por unë në veten time,kam një besim
këto që kam shkruar,unë nuk i bëj dot
Zoti këta njerëz,shpejt i ndëshkoftë
dhe vëntë dorën,të rregulloj këtë botë.
