Sikur të ngjallej Majakovski?!


Përparim Hysi

Sikur të ngjallej  Majakovski,

Të ndodhte siç thonë për Krishtin?!!!

Zhgënjim të madh do ndjente Majakovski

Për gjithçka  që shkroi për Iliçin.

Si grua do qante me britma

Për vargjet do lëshonte anatema

Tek shihte që Rusinë bolshevizma

E katandisi të varfër sa legjenda.

– Djathtas! Djathtas!- do komandonte.

Mallkim që thirra:- Na ljevo!  *

Vjershat që shkroi do masakronte

Do griste të tijat poema.

* Na ljevo!- majtas!

About Post Author