Sikur ti mbledh vargjet-Vilson Mersinllari


Sikur ti mbledh vargjet e poezive,unë sot

poezive tuaja,që kam lexuar o miqtë e mi

unë nga njëra,tjetra nuk mund ti ndaj dot

më ka pëlqyer,ç’kam lexuar,çdo poezi.

Sikur ti mbledh vargjet,në lule ti kthej

dhe të gjitha këto lule,tek ju ti sjell

gjithë bukurinë shpirtit tuaj,atje unë gjej

në gjithë rruzullin tokësor,unë dua ti mbjell.

Sikur ti mbledh vargjet tuaja,në ujë ti kthej

si lumenj të pa parë,vrullshëm do vërshojnë

në harten e vëndit tim,lumenj të tjerë do gjej

ndoshta llumrat e harresës,këta do mbulojnë.

Sikur ti mbledh vargjet e poezive tuaja

dhe në ilaçe mjekësore unë ti sh’ndërroj

me vargjet tuaja të bukura,o miqtë e mi

shumë shpirtra dhe zemra,unë me to shëroj.