Flora Gjondedaj Dervishi

Silueta e Currilave
Humbi syri i diellit në blunë e valëve.
Ngjyrimet e fundme mbeten kodrinave
Silueta e Currilave braktiset
Nata fsheh fytyrën në flokët e një vajze
që si kulisa gjokseve i ranë .
Hëna e zbehtë pluhuros argjilën me shperfillje,
Romantikët shtegtojnë me nostalgji aromëalge,
Mërgoi dhe një ditë mes valëve …