Simfoni e një nate!


Era Nil

Ja edhe nata ra dalëngadalë
nje rreze drite
do të kapësh nga dritarja
mes pluhurit te grilave
sheh nje dritëhije
ajo po t’ngacmon
ajo të prek flok’t
ajo të prek gjinj’t
ajo të prek buz’n
të prek sytë
rrufeshëm zbret dritëhija
humb me natën
errësira pasion zgjon!

Ja ti o akullsi liqeni
m’u hiq sysh
ëmbëlsi ku m’je m’sheh
zemrën ti ma ke tret
shpirtin ti ma shkul
xhanin ti e shkelmon
jashtë meje.

Bjen ndjenjat fije fije
dyshemesë
humbas ndër to Nocturne
Chopin
luajnë ato gishtat diku larg
përshkojnë nje trup prej mishi
një e bardhë një e zezë
në shpirt po më gjëmon.

Një notë do maxhor
ndjek fortissimo, pause
dhe heshtje
ja kjo mbyll magjinë
mbi ty , mbi mua
ata gishta pianoje shkrijnē
sonte thurrin
të nates simfoninë.

Painting by Afremov

About Post Author