“Simfonia e skalitur”-Angela Kosta


Kjo poezi i dedikohet tragjedisë së përmbytyrve shqiptarë në Kanalin e Otrantos, më 28 mars 1997.

“Simfonia e skalitur” (Angela Kosta)

Nën qiell të hapur simfonia e padëgjuar,

filloi me nota të frikshme

saqë edhe vetë deti u rebelua.

Dallgë tmerri pa mëshirë

me tërbim sollën në breg

pëshpëritjet pa ankesa

të shumë engjëjve të vegjël,

këmbë zbathur

lundrues mbi ujë,

të lagur deri në palcë,

me buzëqeshje të fikur;

si vajza e vogël e kapur pas nënës së re

në gjoksin e mermertë të ftohtë.

Nën qiell të hapur u dëgjua

fundi i një shprese të madhe,

dhe në gjuhë të huaj

soneti i një anijeje mbeti i skalitur

në pasqyrën e detit të përtejm, të errët.