Redaktori i rubrikës :”Dossier”

Në një postim në facebook zoti Simon Mirakaj ka nxjerr një dokument që tregon se kush i kontribuoj në shpëtimin e hebrenjve .
Ja postimi i z Simon Mirakaj.
“Me rastin e ditës së Holokausit .Një dokument zyrtar i nxjerr nga arkivi shtetit,që vërteton se kush kontribuoj (jo i vetëm) në shpëtimin e Hebrejve qe ndodheshin ne Shqipëri. Ky dokument nuk e zvogëlon sakrificën e familjeve Shqiptare që i mbajtën në shtypit e tyre”.
Dokumenti është marrë nga arkivi i shtetit. Në këtë dokument që i drejtohet Prefekturave Drejtorisë Përgjithshme të Policisë Tiranë,thuhet:
”Lutemi qi gjithë ebrejve nënshteta shqiptar që kërkojnë pasaporta për në Itali,tu lëshohen pa u sjell asnjë pengesë për vete dhe për familjet e tyne.
Të porositen Kuesturat qi ti shkapërcejnë çdo formalitet mbasi çështja ka rëndësi të madhe politike.
Për vistim nga Delegacioni italian t’interesuarit kujdesen vetë.
Ministri Kol Bib Mirakaj