Sinan Deshiku Vaka-Dikur për ty….


Sinan Deshiku Vaka

DIKUR PËR TY….

Dikur për ty kam ëndërruar,
Më shfaqesh vitesh si vizion,
Moj shpresë e kotë, e larguar,
Që ikën , ikën dhe s’ndalon .

Ku jane vitet që s’rikthehen
Me ca sinjale plot sekrete,
Kur prekje flokët nëpër ecje
Dhe tinëzisht më përshëndetje.

Dëshira ime aq naïve
Me trille moshe , “egoiste”,
Një fishkëllimë melodie
Dhe perdja jote shpejt lëvizte.

Shfaqej e trembur, ëngjëllore,
Fytyra jote në errësirë,
Nga prapa xhamesh më uronte,
Si zog në ankth “ natën e mirë “.

Dikur për ty kam ëndërruar,
Me shfaqesh rishtaz si vizion
Dhe më dërgon me krahë mallesh,
“Mëkatin” që zemra kërkon.

About Post Author