Sirtarët i kam hapur-Manos Elefteriou Shqipëroi: Lefter Shomo


 

MANOS ELEFTERIOU

SIRTARËT I KAM HAPUR

( ΑΝΟΙΞΑ ΤΑ ΣΙΡΤΑΡΙΑ ΜΟΥ)

Sirtarët i kam hapur krejt

Defteresh plot ngarkuar

Prej borxhesh mjaft të tepërta

M’ u dogjën edhe duart.

Derën time unë kam çelur

Si enkas për ty hapja

Veç erdhi erë,erdhi shi

Dhe fletë të shpërndara.

Dhe vitet e mi i kanë gjetur

Si zare flakur tutje

Ti ishe që më luajte

Dhe për dy netë më humbe.

Shqipëroi: Lefter ShomoK/576 m .e. α .