Si , sorkadhe lozte …….
Lartë përmbi krua
Aromë lulesh vinte
Mikja , që unë doja
Si , sorkadhe lozte
Nëpër ato rrëza
Këngën ligjëronte
Ashtu , si thëllëza.
Si lule në Maj
Vetëm sy e vetull
Bukuri e sajë
Mua më ka tretur.
E shoh nëpër brinja
Shkarpa për të mbledhur
Gushën me temina
Gjoksi shkëmb i hedhur.
U ngjita në majë
Si , i sakatosur
Nga syri i sajë
Unë isha plagosur.
Si , vesë te qerpiku
Një pikë lot i ra
Bëri sikur iku
Kur , mua më pa.
Hodhi një përrua
Dhe bëri shaka
Sikur u rrëzua
Bëri sikur ra.
Me gjunjë të këputur
Pranë sajë u afrova
Ì fala të puthur
Të puthura mora.
