S’JE I VETËM GJOKS STUHIE

S’je i vetëm gjoks stuhie,
shok për kokë më ke mua,
dallg më dallgë theror bie,
Strukur skutash plot lakej,
pëshpëritin vesh më vesh,
tjetër trim dot më nuk gjej,
valëve vdekjes i buzëqesh…
Pendët cekur mbi rrëmet,
mes rrebeshi sy-skërmitur,
era vrullshëm supit godet,
në altar…shkumën valvitur…
S’je i vetëm gjoks stuhie,
mes furtune zgalem trimi,
dallg më dallgë theror bie,
emrin tënd gdhend guximi…
Luan Sheshi : 13 korrik 2025…