S’ka ardhur, jo, ende pranvera-Leonard Pipa


S’ka ardhur, jo, ende pranvera,

Me krahë të gjelbër fluturimi,

Të veshësh ti robat e verdha,

Të ngjallësh botën nga fillimi!

Bluja e thellë si rubin,

T’i çeli prapë sytë e tua,

T’i shoh të qeshin në agim,

Asgjë të mos më mbetet mua.

E më pas vera s’do vonojë,

Do marrë zjarr,do ndizen urrat,

Po nuk e di a do duroj,

Të shohin gjithë epshe burrat!

Kur ti të veshësh dekoltenë,

Ti derdhësh hiret symiletit,

A kur të shrihesh dy gisht robë,

Sa gjerë e gjatë në anë të detit.

Po në mos ardhç në plazh të

Vlorës?!

Të digjesh prej inatit tënd!

Mërinë t’a bësh zinxhir të dorës,

E të kujtosh se po çmëd?!

Po do të vish,… gjithmonë ke ardhur,

Se unë e di që ti je shtrigë,

Në shpirt gjithmonë të kam mbajtur,

Kot ke kujtuar… të kam frikë!