Dua të qesh,por nuk qesh dot,
Buza ime e ngrirë është sot,
Nga syri im nuk ndalet loti,
Dua të qesh,dua të gëzoj,
Tja them një kënge,të këndoj,
Të harboj , të heq një valle,
S’më lenë rehat,të shumtat halle.
S’kam qetësi në mëndjen time,
Më zjen shpirti, ai s’ka paqe,
Një jetë e mbushur me të papritura,
Më qan syri,më dridhet buza.
Ti jap kurajo vetes unë dua,
Por ç’e do s’më ndihmon zemra,
S’di ku t’a çoj unë mëndjen time,
Ndaj për këtë jetë shkruaj vargje.
