S’kam turp të qaj-Valbona Kolaveri


Valbona Kolaveri

Metamorfozë e shpirtit

Po më tret ngadalë,

Amanet që po më shplak

Dhe zemrën ma godet,

Turravrap ndjej

Të nisem si e marrë,

Të mbledh gurë kujtimesh

Që shndrisin ar,

E rropamë

Po më marrin zvarrë,

Se aty lashë

Shaminë e nuses,

Të hedhur mjelmë

Mbi Mat,

Tek kujtoj,paqtë

Derdh pikëllimin

E kujtimeve që lash,

Bllok ëndrrash hermetike

Kyçur në sirtar,

Fëmijëri e derdhur mbi valë

Më mbyt një mall,

Aty ku

Adriatiku ish det

I dashnorëve të saj,

Trekëndëshi

Që tri kulme ma bëri zemrën majë,

Balatori pallat që mblodhi

Çdo djalë,

Lulishtja

Që fiksoi ndë foto

Çdo detaj,

Pallati Nr38,Lagja Nr 2

Dashuria ime e parë,

Për të bukurin Laç

Jo s’kam turp të qaj/