S’ka më shije,
s’ka më hije,
se mbi tok,
e ç’të duhet,
kur shpres e jetës shuhet,
kur unë e ti që pa gdhirë,
futemi në të pështirë,
kur ecim e mendojmë,
cilin sot ta lëndojmë,
t’ia marrim gjer kafshat,
e ai të qajë dhe natën,
më e poshtra ndër të poshtrat,
s’pyesim as kur kur ndyjmë votrat,
kështu pika le të na bie,
s’kemi shije,
s’na ka hije…..!!
Zihni Ndregjoni aut.Shqipëri