Skënder Jashari:Avionët që SHBA përdori kundër Serbisë( Jugosllavisë), më 1999!


Skender Jashari 

Në përvjetorin e fillimit të bombardimeve kundër Jugosllavisë( Serbisë), padyshim ishte kontributi vendimtar i SHBA-së që bëri të ndërprehej gjenocidi, spastrimi etnik, krimet kundër njerëzimit dhe masakrat serbe kundër Shqiptarëve të Kosovës. SHBA, gjatë Operacionit Forcat Aleate, pati barrën kryesore, e që gjatë këtij operacioni rriti ndjeshëm si numrin e avionëve gjuajtës ashtu edhe numrin e sulmeve që u kryen. SHBA në bazat e NATO-s, në Europë kishte të stacionuar 334 avion, e që prej tyre në ditën e parë të Operacionit Forcat Aleate morën pjesë 214 të SHBA-së dhe 130 të anëtarëve të tjerë të NATO-s. Më 13 prill( në ditën e 20 të Operacionit Forcat Aleate), u bënë 550 avion të SHBA-së, kurse më 27 prill u rrit në 700. Gjithashtu edhe sulmet më 24 mars ishin 120, kurse më 13 prill u rritën në 250 sulme dhe pastaj më 27 prill më 340.1 Kurse më 7 maj 1999, NATO kishte angazhuar plotë 1000 avion, e që ishin në proces për të vendosur 1.100 avion, prej të cilëve 1/3 ishin “gjuajtës”. Më 6 maj SHBA kishte 639 avion dhe NATO kishin 277, kurse më 26 maj SHBA kishte 717 avion, prej tyre 309 luftarak/bombardues, 261 mbështetës, 44 zbulues dhe 103 helikopter, pa përfshirë avionët e SHBA-së që bombardonin nga bazat ajrore prej SHBA-së.2

Në tërë kampanjën ajrore dhe raketore të NATO-s kundër Jugosllavisë, asetet e SHBA-së, ishin në mbi 70% të rasteve.3

Aviacioni ushtarak amerikan, përdori shumicën e bazave të saj në vendet anëtare të NATO-s, në Europë, por edhe nga aeroplanbartëset e saj në Mesdhe. Avionët e rëndë bombardues B-2, dëshmuan që moti nuk mund t’i frenojë, në çdo kushte klimatike, janë avion superiorë.4 Avionët B-2, kanë bërë rreth 49-50 fluturime deri në fund të kampanjës ajrore dhe raketore kundër Jugosllavisë, e që secili nga ta, ka mundur të lëshoj nga 16 bomba me dirigjim me GPS 2000 pound ose 8 bomba 5.000 pound bunkershpuese.5 Kostoja e tyre për një orë fluturim ishte 6.000 deri në 14.700 dollar dhe vetëm karburant harxhon mesatarja 5.193 dollarë për orë, e që është afërsisht ekuivalent me F-15, e që fluturonte për 30 orë nga baza ajrore amerikane në Misuri.6

Prandaj avionët e parë që penetruan mbrojtjen antiajrore serbe, në natën e parë të bombardimit, ishin avionët e rëndë bombardues B-2, të cilët treguan efikasitet në 96% të

1 NATO statistics refer to 400 aircraft on day one. The lower figure comes from Department of Defense, Report to Congress: Kosovo/Operation Allied Forces After Action Report, Washington, Department of Defense, January 31, 2000, faqe 31.

2 https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 31.

3 https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 251

4https://www.jstor.org/stable/pdf/resrep13830.13.pdf?refreqid=excelsior%3A9ee1f1d11ecf5888d494a5590f564149, faqe 79.

5 The lessons and non-lessons of the air and missile campaign in Kosovo, By Anthony H. Cordesman, 2001, faqe 270 ;https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 248.

6 https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 248.

rasteve.1 Mesatarisht bënin 28 deri 32 orë fluturim dhe mbi 40.000 këmbë, mbi vranësira duke lëshuar bombat GBU-31.2 Nga të gjitha 49 fluturimet e avionëve të rëndë bombardues B-2,3 në 45 fluturime bombarduan, dhe B-2 lëshuan 11 % ose diku 700 bomba kundër caqeve fikse në Serbi dhe Kosovë,4 gjegjësisht 1/3 e të gjitha municioneve të dirigjuara( PGM).5 Zakonisht B-2, mbusheshin me bomba JDAM( që ishin zakonisht bomba GBU-31, e që mesatarja për një fluturim e këtyre bombave që hedhnin ishin 6 copë për avion6), por edhe ngarkoheshin edhe me GBU-37, për goditjen e caqeve të varrosura nën tokë( bukerëve) dhe caqeve shumë të forta.7 B-2 kishin hedhur mbi 80 % të 652 bombave JDAM-s( sipas një burimi tjetër 656 bomba JDAM-s në 45 misione8) dhe 4 GBU-37.9 Sipas vlersimit të Forcave ajrore amerikane, B-2, kishin goditur caqet e tyre në 89% të rasteve,10 e që sipas disa burimeve B-2, kishin hedhur 1,4 milion pound të municioneve, ose 11% të të gjithë municioneve të hedhura mes 24 marsit dhe 30 qershorit, prej jo më shumë se 50 fluturime nga 33.000-37.500 fluturimet e NATO-s gjatë tërë kampanjës.11 Në 58 ditët e para të bombardimit mbi Beograd, ishin vetëm avionët e rëndë bombardues B-2 dhe F-117, që sulmonin caqet në tokë.12 Pos kësaj kurrë B-2, nuk u hetuan nga radarët e Serbisë duke fluturuar plotësisht të pavarur( pa nevojën që të mbrohet nga avion mbështetës) dhe asnjëherë nuk u gjuajtën me raketa SAM( Surface-to-air missile).13

1 https://www.rand.org/content/dam/rand/pubs/monograph_reports/MR1365/MR1365.ch5.pdf, faqe 89-90.

2 https://www.rand.org/content/dam/rand/pubs/monograph_reports/MR1365/MR1365.ch5.pdf, faqe 90.

3 http://secure.afa.org/Mitchell/reports/0999kosovo.pdf, faqe 19.

4 https://www.rand.org/content/dam/rand/pubs/monograph_reports/MR1365/MR1365.ch5.pdf, faqe 91.

5 Paul Richter, “B-2 Drops Its Bad PR in Air War,” Los Angeles Times, July 8, 1999; https://www.rand.org/content/dam/rand/pubs/monograph_reports/MR1365/MR1365.ch5.pdf, faqe 91.

6 https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 248.

7 Adam Hebert, “Air Force Follows Roadmap in Employment of Bombers Against Serbia,” Inside the Air Force, April 2, 1999, p. 2; https://www.rand.org/content/dam/rand/pubs/monograph_reports/MR1365/MR1365.ch5.pdf, faqe 91.

8 https://webharvest.gov/peth04/20041027022740/www.defenselink.mil/pubs/kaar02072000.pdf, faqe 96; The Lessons and Non-lessons of the Air and Missile Campaign in Kosovo, By Anthony H. Cordesman, 2001, faqe 43; https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 246.

9 Barry D. Watts, “The EA-6B, E-8C, and B-2 in Operation Allied Force,” Northrop Grumman Analysis Center briefing, Rosslyn, Virginia, May 8, 2000; https://www.rand.org/content/dam/rand/pubs/monograph_reports/MR1365/MR1365.ch5.pdf, faqe 91.

10 Jane’s Defense Weekly, July 7, 1999, faqe 3; Associated Press, June 30, 1999, 15:53; Rebecca Grant, “The Kosovo Campaign: Aerospace Power Made it Work,” Arlington, Air Force Association, September 1999, faqe 19.

11 https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 248.

12 Colonel Tony Imondi, 509th Operations Group commander, quoted in Bill Sweetman, “B-2 Is Maturing into a Fine Spirit,” Jane’s International Defense Review, May 2000; https://www.rand.org/content/dam/rand/pubs/monograph_reports/MR1365/MR1365.ch5.pdf, faqe 92; https://apps.dtic.mil/dtic/tr/fulltext/u2/a391749.pdf, faqe 86.

13 https://www.rand.org/content/dam/rand/pubs/monograph_reports/MR1365/MR1365.ch5.pdf, faqe 92.

SHBA, mbi të gjitha bëri 30.018 fluturime, përfshirë 11.480 hedhje ndihmash, 8.889 fluturime luftarake, 322 fluturime bombarduese, 6.959 fluturime tankere( furnizuese me karburant të avionëve tjerë), 1.038 fluturime zbulimi, inteligjence dhe vëzhgimi, 834 operacione speciale dhe 496 misione me fluturake papilot(UAV).1 SHBA kreu mbi 60% të të gjitha fluturimeve,2 53% të sulmeve, mbi 80% të municioneve të hedhura, 71% të fluturimeve mbështetëse, mbi 90% të misioneve të zbulimit dhe inteligjencës së avansuar, mbi 90% të misioneve të luftës elektronike, mbi 80% të armëve precize dhe lëshoi mbi 95% të raketave kryqëzore.3

1 https://www.afhistory.af.mil/FAQs/Fact-Sheets/Article/458957/operation-allied-force/ ; NATO’s Air War for Kosovo, A Strategic and Operational Assessment, By Benjamin S. Lambeth, 2001, faqe 63; https://media.defense.gov/2016/Mar/17/2001481638/-1/-1/0/PAGES%20FROM%20AIR_POWER_HISTORY_SUMMER-2015.PDF, faqe 18.

2 https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 60.

3 Secretary of Defense William S. Cohen, Prepared Testimony to the Senate Armed Services Committee, July 20, 1999, faqe 5-6; https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 61.

Për herë të parë u përdorën edhe UAV(Unmanned aerial vehicle), përmes të cilave eprorët dhe planifikuesit përfitonin video-imazhe reale në kohë dhe pa rrezikuar aspak pilotët.1 Si Ushtria amerikane, Marina dhe Forcat Ajrore amerikane, përdorën fluturaket UAV.2 SHBA përdori edhe 175 fluturake, me të cilat zakonisht i zbulonte pozicionet e forcave serbe,3 e sidomos caqet mobile i identifikonin dhe krijonin harta softuerike për të siguruar gjeolokacionin e pastaj goditeshin caqet e tilla nga avionët4 dhe se video-imazhet për pozicionet e forcave serbe, i transmetonin në bazë përmes satelitit, për vonesë vetëm 1 sekondë.5 Këto fluturake UAV, fluturonin 1000 këmbë, mbi forcat serbe, e që eprorët e NATO-s, kërkonin që të fluturonin sa më poshtë, gjë që bëri që mbrojtja antiajrore serbe t’i rrëzonte disa të tillë.6 Fluturakja UAV, që u përdorë RQ-1A Predator, e cila mund të fluturonte pandërprerje për 24 orë.7 USAF, kishte dërguar 3 fluturake pa pilot (UAV), në Tuzla të Bosnjës, prej nga operonin kundër Jugosllavisë,8 kurse nga 4 prilli, fluturaket e tilla fluturonin nga Shkupi.9

Rreth 47 fluturake pa pilot ishin rrëzuar, disa burime japin shifrën prej 15 fluturake UAV, të rrëzuara( që nënkupton fluturake të SHBA-së),10 prej tyre 17 të SHBA-së, 7 të Gjermanisë, 5 të Francës dhe 14 të Britanisë së Madhe si dhe 4 nuk ishin specifikuar.11 Kurse sipas burimeve perëndimore numri i fluturakeve UAV, gjatë gjithë periudhës 78 ditore, u rrëzuan nga zjarri armik a nga dështimi teknik ishte 25, prej tyre SHBA humbi 4 “Predator”, 4 “Pioneer” dhe 8 “Hunter”( tre prej të cilëve nga raketat tokë-ajër, një në radar të raketave tokë-ajër dhe të tjerët shkaku i dështimit mekanik), kurse Gjermania dhe Franca humbën në total 6 drona CL-289( prodhim kanadez) dhe 2 prodhim francez “Crecerelles”, shumica e tyre brenda një jave.12

Nga avion të forcave ajrore amerikane, që ishin në dispozicion gjatë 78 ditëve të bombardimit të Jugosllavisë, e që nuk u përdorën, prej tyre ishin: nga bazat ushtarake

1 https://www.rand.org/content/dam/rand/pubs/monograph_reports/MR1365/MR1365.ch5.pdf, faqe 94.

2 U.S. Policy and NATO Military Operations in Kosovo: Hearings Before the Committee on Armed United States one hundred sixth Congress, First Session, February 25; Aprill 15; July 1, 20; October 14, 21; November 3, 1999; By United States. Congress. Senate. Committee on Armed Services, United States, faqe 338.

3 https://www.rand.org/content/dam/rand/pubs/monograph_reports/MR1365/MR1365.ch5.pdf, faqe 88-89.

4 https://www.rand.org/content/dam/rand/pubs/monograph_reports/MR1365/MR1365.ch5.pdf, faqe 95.

5 https://www.rand.org/content/dam/rand/pubs/monograph_reports/MR1365/MR1365.ch5.pdf, faqe 95.

6 https://www.rand.org/content/dam/rand/pubs/monograph_reports/MR1365/MR1365.ch5.pdf, faqe 94.

7 https://www.rand.org/content/dam/rand/pubs/monograph_reports/MR1365/MR1365.ch5.pdf, faqe 94.

8 https://www.rand.org/content/dam/rand/pubs/monograph_reports/MR1365/MR1365.ch5.pdf, faqe 95.

9 https://www.rand.org/content/dam/rand/pubs/monograph_reports/MR1365/MR1365.ch5.pdf, faqe 96.

10 Brian Palmer, “Is It Hard to Kill a Drone?” Slate Magazine, (6 June 2012),

http://www.slate.com/articles/news_and_politics/explainer/2012/06/cia_drone_program_is_it_hard_to_shoot_one_down_.html (qasur 3 janar 2014);

http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 108.

11 https://www.radardaily.com/reports/Unmanned_Aerial_Vehicles_Increase_In_Numbers_999.html

12 1William M. Arkin, “Top Air Force Leaders to Get Briefed on Serbia Air War Report,” Defense Daily, June 13, 2000, faqe1. For further details on UAV operations, see Lieutenant Commander J. D. Dixon, “UAV Employment in Kosovo: Lessons for the Operational Commander,” paper submitted to the Naval War College, Newport, Rhode Island, February 8, 2000; https://www.rand.org/content/dam/rand/pubs/monograph_reports/MR1365/MR1365.ch5.pdf, faqe 97.

amerikane në Turqi, 68 avion amerikan, prej tyre: 36 avion F-15E në bazën Balikesir në Turqi, 12 avion F-16CJ në bazën Bandirma në Turqi, 20 avion KC-135 në bazën Incirlik në Turqi.1 Si dhe ishin në dispozicion por nuk u përdorën edhe 62 avion në bazën amerikane në Aviano të Italisë, e që prej tyre ishin 28 F-16C dhe 24 avion F-16 CJ.

Kurse mbi 650 avion amerikan u përdorën në bombardimin e Jugosllavisë.2 Shumica e avionëve amerikan, u përdorën nga bazat ajërore të NATO-s në vendet Europiane, si nga Hungaria, gjithsej 31 avion, nga Franca gjithsej 30 avion; nga Bosnje dhe Hercegovina gjithsej 2 fluturake; nga Italia gjithsej rreth 219 avion dhe 12 helikopter; nga Gjermani gjithsej 51 avion; nga Britania e Madhe gjithsej 106 avion; nga Spanja, rreth 29 avion; nga Misuri në SHBA, 6 avion; nga aeroplanbartsja Teodor Rusvelt, gjithsej 71 avion dhe 6 helikopter; nga Kearsarge 8 avion dhe 21 helikopter; nga Inchon gjithsej 10 helikopter; nga Shqipëri, gjithsej rreth 56 helikopter; dhe nga vende të ndryshme gjithsej rreth 74 avion.

SHBA, përdori 214 avion sulmues, 18 bombardues, 175 tanker, 43 transportues.3

1 https://www.globalsecurity.org/military/ops/kosovo_orbat.htm (10.04.2016).

2 HQ AFMC HO Special Study 19-02, Operation Allied Force, faqe 33; https://archive.defense.gov/specials/kosovo/ (10.04.2016).

3 https://media.defense.gov/2016/Mar/17/2001481638/-1/-1/0/PAGES%20FROM%20AIR_POWER_HISTORY_SUMMER-2015.PDF, faqe 18.

SHBA-të në Vietnam kishin përdorë 15% të aseteve të forcës ajrore, në Desert Storm rreth 30%, kurse në Operacionin Forcat Aleate, në Kosovë, pothuajse gjysmën.1 Komanda e lartë, kontrolli, komunikimi dhe kompjuteret/ Inteligjenca, Vëzhgimi dhe Zbulimi u përdorën

1 http://secure.afa.org/Mitchell/reports/0999kosovo.pdf, faqe 15.

SHBA-të në Vietnam kishin përdorë 15% të aseteve të forcës ajrore, në Desert Storm rreth 30%, kurse në Operacionin Forcat Aleate, në Kosovë, pothuajse gjysmën.1 Komanda e lartë, kontrolli, komunikimi dhe kompjuteret/ Inteligjenca, Vëzhgimi dhe Zbulimi u përdorën

1 http://secure.afa.org/Mitchell/reports/0999kosovo.pdf, faqe 15.

në 45% e totalit, përafërsisht 22% e bombarduesëve dhe 44% e avionëve luftarak, derisa F-16CJ pothuajse të gjithë u përdorën, më shumë se 40% e avionëve tanker.1

1 http://secure.afa.org/Mitchell/reports/0999kosovo.pdf, faqe 15; https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 75.

Prandaj kontributi i SHBA-së, ishte i pazëvendësueshëm qoftë në marrjen e vendimit për intervenim të NATO-s, por edhe duke filluar bombardimin avionët e saj, pastaj duke bartur barrën kryesore të gjithë kampanjës.

….Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

About Post Author