Skicat e liqenit-Ruzhdi Keraj


Skicat e liqenit

Ruzhdi Keraj

-Ruju se po vritesh -I thirra tuj qesh.U takum .Kojshi tridhje vjet ,dhe shume vjete ne emigracion plak qe por e njofta menjihere.E takova te tham te drejten me mall ,ai ndejti pak ftohte ,duket diçka e bren dhe ja ka hjek at buzqeshjen ,e mbaj mend se qeshte shume.Edhe te une si per dreç kujtimet hapen deren dhe dul ky miku qe kam perpara diku I mshehun mrapa deret te shpise se ti tuj qesh I knaqun.

Virtuozet e rij ,orkestra e harqeve te nxansve te liceut me maestro Cikon ne kry ka ba shume emen.Pata shume deshire me I ftu ne Laç,bisedova me maestros ram dakord po donin mjet me ardhe ne Laç e me u kthy ne Tirane.Per autobuzin me ndihmoi drejtori I parkut te mallrave ,shkova vete me I marre violinists.Salla u mbush plot.Qetsi ,ne salle vetem nji za nga salla kur pa Skerdin ne orkester bertiti-Hej dum Skerdin tek pull.Shpertheu e qeshuna vetem pak prap qetesi.Virtuozet u duartrokiten fort prej publikut Laçian.Zonja ime ftoi tane orkestren ne shtepi erdhi edhe drejtori I

pallatit, kishte ba kek ,kishte mbledhe gotat te kojshit dhe I kishte mbush me limonat uj limontoz dhe sheqer.Kndun fmijt e kercyne I rane instrumenteve ndejen ma shume se nji ore dhe u nisen.Shpija ishte katrahure .Ndejtem deri vone me rregullu gjendjen e shpise ,I vume tana neper vende dhe rame me fjete.Qe nji e gersitun e forte qe ma nxorri gjumin.Te dera nji police .Dera e komshise gjyse e hapun ja pash ftyren.

-Vishu dhe hajde me mu se t’kerkon shefi-foli polici.

-Pse?-e pyeta ai ngriti supet.Me priti shefi Laçianet e thirrshin komisar Katani.Me tha se ne shpine tande asht ba zhurme e madhe keni kndu muzike te huaj etj.erj..I a spjegova!Qeshi!

-Ata jane fmije I rane instrumentave I ftova ne shpi me I sajdis me keke-qesha.Mora vesht se Katani e kishte thirre komshin dhe e kishte ba per dy lek.Tash e kam para syve .Kam mall ,shume vjete dera deres kam deshire me harru por prap ,megjithate e pershndeta buzagaz!,