Skrivani-Ismet Tahiraj


Ismet TAHIRAJ

SKRIVANI

Pse mi kripni

Nervat dhe meritë

Konzerevirni ne tasa

Si gjethet e thara  thane.

Ditën ma bojatisni

Me ngjyra

Këtej  vijë së kuqe

Asokohe vijat  ishin roze

Çilnin vezë klloçke.

Zogjët e posa lindur

Nuk kishin një sy,

Kishin  nuhtje

Mbrenda dy vijave

Binin  mbi dhe pocerrk’ te kresë.

Vazhddon dit’nata e Ditës

Kriposet dreka

Drakë me vesh lakuriqi.

Mbi skrivanin

E shenjtë….

 AS  KUND…

Gjithkund mund

Te mateni

As gjë kurrkund

Flirt I yndyrshëm.

Dielli vjen

Me re te vrugta

Sokaku ka dalje

Hyrja as kund.

Govata currilat

I shkund…

KUR BIE SHI

Nuk e di a është

Figurë  murale,

Lloje ekstrash epshi

Kjo piktur’.

E ti mundohesh

Te na përthekon me duaret tuaja

Ikona murale kishin qeshjet histerike

Ti bie poshtë  nga dega e detyrës

Si zogu gojë zagarit.

Muralet histerike

I zdeshin dhëmbet

Kur bie shi

Për  epshin   flake.

NË  GRUSHTA TE MBAJË

Me pasur  vëllan

Me vete

Luleluadhet do t’gufonin

Lulespirrat do kalbëshin

N’arkivolin e blinduar.

Te stacionuar n’ferr

Me pasur dashurin e v’llaut,

Tej për tej digjet qefini

Si kashta e pervjetme.

Ne grushta te dy

Do ta mbanim dynjajnë.

Vëllai s’ta këtë v’llain

Terrin qe na shajnë….