”Slita e pushtetit”..!
Për ty që e sheh botën si në: ‘Kopështi i Edenit’..
Duke shkuar përditë, zhytur në llumin e sajë,
Si nuk i dëgjonë pran vetes, këmbanat e tmerrit,
Që përhapin dhimbjen çdo minutë, skaj më skaj !
Edhe për ty që shkonë shaluar mbi kalin e ‘mikut’,
Krekosur yzengjive të huaja, si kokosh pa pëndë,
Do të rëzohesh më shpejtë se ‘Zequa nga fiku’,
Mbytur në jashtëshqitjet e tua, vend e pa vendë !
Ka plotë të tjerë në ‘slitën’ e pushtetit, me sërë ,
Që shkojnë e vinë si qelbsat me bishtin zvarrë,
Të tjerë si struci, fshehin kokën nën ‘rërë’..
Duke e mbajtur lart ‘s’tafetën’ me bythën e ‘vrarë’..!
Ju që englendiseni kapërdisur, në suita orgjish,
Mbytur nga llumi i perversitetit të kohëve nihiliste,
Do të mbeteni përjetë, një stanë i harruar, dhishë..
Duke blegërirë për cjapin, që ju priu në ‘moçalishte’..!
