S’mbulohet Shqipja-Sami S. Shatri


S’MBULOHET SHQIPJA

K’oka pa një andërr e randë

re të zeza t’uj ardhë n’kto anë

korba t’zi nga shkretëtira

pjellë e keçe nga Rusia

me argat nga shqiptaria

paskan ardhë me direktiva

Shqipes t’bukur me’ju vu shamia

me burkë t’zezë me’ju mb’lu fytyra

këmbë e krye me’i humbë hijeshia

me’u venitë për jetë dashnia

m’u shu shpresa e dituria

me’u k’thy mbrapa historia

m’u përhapë n’Shqipni errësira!

Kush guxon Shqipen ta m’buloi

krah’t e saj t’i sakatoi

syrin çark t’ja vërboi

zemrën prush t’ja robnoi

zërin pushkë t’ja ndaloi

lirinë Dardane t’ja kufizoi

ZOT i madh kurrë s’do duroi!

A thu ZOTI paska thanë

nën futë t’zezë Kombin me lanë

bijtë e Shqipes qon’ju n’kambë

amanet Gjergji e’pat lanë

veshë e dokë me’i ruajt të tanë

brez pas brezi f’mijve me’u lanë

tirç e plis, xhubletë, marhamë!

Se kjo është veshja e Kombit

Aleksandrit e Kastriotit

Boletinit e Mic Sokolit

Zhuj Selmanit e Bajo Topullit

Tepelenës e Adem Jasharit

dadës Shotë e Xhevë Lladrovcit

ma e bukura e gjithë globit

e bekuar nga vetë ZOTI!