S’më deshe e nga zemra më nxore-Ardian Muça


S’më deshe e nga zemra më nxore,

po poçat e rrugës, pse m’i fik..?!

Si shokë ta kishim,një shtrëngim dore.

Është e vështirë sot t’a ruash një mik.!

@

Kjo kohë e çmendur,na injektoj vaksina.

Vetëm zogjtë pa tampon,ikën e erdhën..!

Do vijnë verdhucët,mbi skuter e me patina.

“Kovën e premtimeve”,se di nga e derdhën?!

@

Unë erdha te parajsa jote,po gjeta ferrin.

Me Shpresën tynelit i hapëm një dritare.

Po luan koha pisët,s’i Tomi me Zherrin.

Hojet e zemrës,po na i tymos me cigare.

Kështu luajnë pisët si Tomi me Zherrin..!

About Post Author